TIRANË - Çështja e vdekjes së Ilia Karelit në qelitë e burgut të Nigritas në Greqi, ka mbërritur edhe në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputeti i PS-së, Pirro Lutaj dhe ai i PD-së, Gerti Bogdani kanë kërkuar drejtësi nga autoritetet greke dhe ndëshkim të përgjegjësve.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, “dënonte aktet e trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në burgjet greke.
“Kërkojmë drejtësi nga autoritetet greke për vdekjen e Ilia Karlit. Kërkoj të dhëna të plota për ngjarjen”, tha Naço.
Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj ka dënuar aktin e gardianëve të burgut grek dhe ka kërkuar dënimin e tyre. Edhe deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka kërkuar drejtësi dhe ka dënuar ngjarjen e rëndë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com