Vrasja e Indrit Çelajt për një tub kondicioneri/ Prokuroria kërkon arrest me burg për babanë e autorëve dhe 3 të tjerë

Vrasja e Indrit Çelajt për një tub kondicioneri/ Prokuroria kërkon arrest me burg për babanë e autorëve dhe 3 të tjerë

Bujar Kusi dhe Indrit Çelaj

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Gjykatën e Penale të Tiranës kërkesën për caktimin e masës e sigurisë për katër të arrestuarit lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për katër të arrestuarit, mes të cilëve edhe për pronarin e vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusi, 54 vjeç.

Tre të arrestuarit e tjerë janë  Edmond Sula, 43 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit", Ferdinand Bakalli 41 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata  dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë. Masa e sigurisë për ta do të caktohet ditën e nesërme.

Indrit Çelaj u vra dy ditë më parë në një vilë në kryeqytet ku po punonte si mekanik për të rregulluar kondicionerin.  Ai humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa i riu, Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës. 

Bujar Kusi

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, për shkak se rezulton të ishte në kërkim policor për vepra të tjera penale.

Veliaj u arrestua, shumë orë pas krimit, ku me dëshminë e tij ka zbardhur gjithçka ndodhi. Ai deklaroi se ishin vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri. Ai tha se vëllezërit, i kërkuan që të pranonte se ishte ai personi që plagosi me armë Indrit Çelën, që dje ndërroi jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bem baba te te ngjaj: 25/08/2019 10:14

    Edhe kafazi i kafsheve nuk i pranon keta superkafshe,ngushellime familjes se mezi e rriti,kurajo.Duhet te kalojne burgim te perjetshem por pa gjyq keta shpellare dhe shume te tjere qe qarkullojne te lire.

    Përgjigju
  • Durimi nga Sharra: 25/08/2019 10:06

    Po lexoja ne nje portal qe xhaxhai i krimineleve Luli qe ka vene emrin Arben kercenonte kedo qe fliste keq per kete familje te flliqur. Keta fshatare te Prushit duhen zhdukur si fis se vetem kriminel pjellin. Trafikante droge dhe vrases qe nuk duhet patur meshire fare as per femijet.

    Përgjigju
  • Tralala: 25/08/2019 09:00

    Komplet fajin e ka policia qe i arreston keta.. do ishte me mire nga nje plumb by*hes..tani i bie qe me taksat e mia te han ushqim ne burg keta derra..

    Përgjigju
  • Berat: 25/08/2019 00:13

    Po per nji tub ujti e vrat o ju

    Përgjigju
  • Denis: 24/08/2019 23:52

    Kapini e varini qe ti shikojne te gjithe. Nuk kane ci duhet tokes keta monstra. Te qofte i lehte dheu o djal. Djal pa fjale e punetor.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 24/08/2019 23:36

    Keta duhet bere shembull ne denim - psh ati qe e k kryer vrasjen burg te perjetshem, te gjthie atyre qe kne qene te perfahire ne ndihme ose dicka te ngjajshme ka 35 vite, e babait nja 20 vote se paku - vec qe ka asistuar ne nje pjelle te monstrumave te tille.

    Përgjigju
    • Të ta ngop Kacija: 25/08/2019 09:50

      Ti bëke per prokuror!

  • Altin: 24/08/2019 23:05

    Po vritet tjetri per nje tub kondicioneri mer plera!!! Meri kalbini ne burg qe kur ti vijn mend mos tja hajn as qente

    Përgjigju
    • arbeni: 25/08/2019 12:51

      o ju vraft zoti o felliqesira

    • Mali: 25/08/2019 04:43

      Ne te vrasim edhe ne dasem me gjithe te mirat perpara ti thua tub. Per nje tub thua ti? Po kjo eshte legjitime ne Allbanistan.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)