TIRANE - Vrasja e Ajet Zeqajt, ish- efektivit të policisë rrugore në kryeqytet, po hetohet nga policia në pistat e konflikteve në Francë dhe borxhet në Shqipëri. Ai ishte divorcuar nga bashkëshortja në vitin 2006 dhe ishte martuar me punonjësen e ambasadës Franceze. Zeqaj, u qëllua 6 herë me pistoletë pas koke, nga një person i panjohur, pak pasi ishte ndarë nga një kushëri me të cilin po shihnin një ndeshje të Ligës së Kampioneve.  

Vrasja e ish- efektivit të policisë, Ajet Zeqaj, mbrëmjen e të mërkurës në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish- bllok, po hetohet në disa pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të mundshme të shkaktuara nga koha e qëndrimit të tij në Francë dhe aktivitetet e tij atje, si dhe një konflit për borxhe në Shqipëri. Po ashtu po verifikohet edhe një pistë që ka të bëjë me një hakmarrje të mundshme, pasi në vitin 2007, ai ishte divorcuar nga gruaja.

Po kështu burimet pohojnë se po verifikojnë edhe një pistë atë që ka të bëjë me konflikte të mundshme të tij për shkak të borxheve që mendohet se ka pasur në Shqipëri. Për të zbardhur dinamikën e krimit, hetuesit kanë marrë pamjet e ave të sigurisë së një supermarketi aty pranë si dhe të disa objekteve të tjera që ndodhen në këtë zonë. 

41 vjeçari nga Tepelena, mësohet se pak para se të ndodhte atentati ka qenë në një lokal bastesh sportive, bashkë me një kushëri të tij, në rrugën Nikolla Tupe. Pa përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampioneve që luheshin mbrëmjen e të mërkurës,

Zeqaj, nisi të shkonte në drejtim të banesës së motrës së tij që ndodhej në brendësi të lagjes, rreth 20 mtra nga lokali. Kushëriri i tij, lëvizi drejt rrugës “Sami Frashëri”.

Dyshohet se agresori e ndoqi nga pas, dhe e qëlloi, kur po ngjitej në pallatin ku jetonte e motra. 

Autori dyshohet se qëlloi 6 herë ndaj Zeqajt nga pas kokës me një armë zjarri të kalibrit 9 mm, që dyshohet se mund të jetë pistoletë “Bereta”. Më pas autori lëvizi në një tunnel që ndodhet aty pranë për të dalë më pas në rrugën “Sami Frashëri”, për të humbur mes njerëzve që popullonin rrugën në këtë orë. 

Hetuesit thonë se ish- polici, kishte më tepër se dy javë që ishte kthyer nga Franca, ku kishte jetuar prej vitit 2007, që kur ishte divorcuar nga bashkëshortja. Në vitin 2006, ai ishte njohur me një grua që punonte në ambasadën Franceze në Tiranë dhe sëbashku ishin larguar për në Lilë. Në këtë kohë ai mësohet se edhe ishte larguar nga rradhët e policisë ndërsa kishte punuar si efektiv i policisë rrugore dhe në komisariatin nr.3 në Tiranë. 

Zeqaj pa ndeshjet me kushëririn u vra poshtë shtëpisë së motrës
Ish-polici Ajet Zeqaj i cili u ekzekutua me silenciator mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ishte larguar prej vitit 2007 kur hoqi dorë nga policia. Një nga pistat e policisë për hetimin e atentatit është përqendruar pikërisht mbi ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal të tij në Francë.

ajet zeqaj bllok zona
Vendi ku u vra ish efektivi i policisë Ajet Zeqaj

ajet zeqaj bllok zona
Kamera e sigurisë në biznesin ngjitur me vendin ku u vra Ajet Zeqaj
 
Burime nga policia e Tiranës thanë për Report TV, se 35-vjeçari është qëlluar pas koke, ndërsa ndaj tij janë lëshuar 6 plumba ndërsa pas krimit autori, i veshur me të zeza dhe me kapele në kokë, ka lënë në vendngjarje edhe armën me të cilën i mori jetën ish-efektivit të sapo kthyer në atdhe. Arma e tipit Berreta është duke u ekzaminuar nëse në të ka gjurmë gishtërinjsh.