Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me hetuesit gjermanë, kanë identifikuar autorët e ekzekutimit të ish-policit shqiptar, Kujtim Prenga, në Gjermani, në janar të këtij viti.
Burime pranë Krimeve të Rënda thanë për Shqiptarja.com se janë lëshuar urdhër arrestet për tre autorët e krimit, ndërsa për arsye hetimore, nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.
Sipas tyre, ishin gjurmët e ADN-s dhe pamjet filmike që zbuluan vrasësit të cilët, ku dy prej tyre janë larguar me motor pas krimit dhe i treti është kujdesuar për të vëzhguar prej më shumë se 1 javë intinerarin e 46 vjeçarit Prenga.
Po sipas të njëjtave burime, tre personat rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë.
Mësohet se tre autorët kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe më pas në Gjermani posaçërisht për vrasjen e Prengës. Pas krimit ata janë kthyer sërish në Shqipëri duke shfrytëzuar të njëjtin itinerar, përmes Italisë.
Kujtim Prenga u ekzekutua me pesë plumba më 13 janar të këtij viti në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa prej asaj ditë vajza e tij mbahet nën kujdesin e autoriteteve gjermane pasi ka pësuar traum psikologjike.
Ish- oficeri policisë kishte emigruar në Gjermani disa muaj para se të ekzekutohej dhe aty kishte kërkuar azil me pretendimin se në shqipëri i rrezikohej jeta.
Prenga në Shqipëri ishtë dënuar për vrasje pasi gjatë kohës që punonte si roje në një loka nate në Kamëz vrasu shtetasin Armando Frroku.
Pas disa vitesh në qeli ai fitoi më pas lirinë duke emigruar drejt Gjermanisë ku më 13 janar 2017 u ekzekutua.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO