Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës, burg për 2 të akuzuarit! Autori i dyshuar në gjykatë: S'jam vrasësi, isha në Kosovë! Gjykatësja: Afat deri në 3 janar për kamerat e doganës dhe poligonit në Prishtinë

SHKODËR- 2 ditë pasi u arrestuan si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër, dolën sot para gjykatës Kristian Kelmendi, dhe Marjan Kola 53 vjeç, ky i dyti si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen. Ata janë lënë në burg me afat 30 ditë. 

Para Gjykatës së Shkodrës kanë folur familjarë të Marjan Kolës. Babai i tij ka thënë se kërkon drejtësi. Sipas tij djali ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor, dhe këtë tregojnë kamerat

"Djali u arrestua pa prova. Ai ka qenë në Kosovë. Kur është bërë ngjarja këtu ai ka qenë në Prishtinë. Ai ishte shok me personin tjetër të arrestuar. Ne se kemi njohur kurrë viktimën. Në kthim nga Kosova ata janë arrestuar", ka thënë ai.

"Në kërkojmë drejtësi ga shteti shqiptar. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam kërkuar që të nxjerrin kamerat policia atje. Kam bërë kallëzim", ka thënë vëllai i Marjan Kolës.

Familjarët pretendojnë se Marjan Kola ka qenë në një poligon qitjeje në Prishtinë, ndërkohë që kujtojmë se të dyshuarit Kelmendi i është gjetur gjurmë baruti në duar.

Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri më 3 janar duke kërkuar t'i vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit. Kristian Kelmendi ka deklaruar në gjykatë se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte patur shoqëri me të birin. Vërtetë ato kishin konflikt për një apartament të marrë me negocim 11 vite më parë por nuk ishte autor i kësaj ngjarje.

Ai tha se edhe rrobat e blera në njësi tregtare dhe faturat e gjetura në makinë ditën e arrestimit në Morinë pas kthimit nga Kosova faktojnë se ai për dy ditë me rradhë ka qëndruar në Kosovë, përfshirë datën kur ngjarja ka ndodhur.

Në 2018 është bërë diskutimi i fundit për apartamentin por sipas Kristianit ai nuk kishte menduar kurre të vriste Pashkon. Madje 1 javë para ngjarjes ai ka tentuar të shkojë në Angli por është kapur ne Francë dhe ka marrë deport.

"Ndaj në këto kushte ku nuk mundesha as të ikja as të fshihesha, nuk do kisha bërë kurrë plane për këtë atentat." - ka thënë Kristian Kelmendi para gjykatës.

Edhe Marjan Kola i cili ka qenë gjithë kohës me Kristian Kolën ka mbajtur të njëjtin version. Udhëtimin në Kosovë për festa deri në kapjen në Morinë më datë 30 nëntor, në kthim nga Kosova.

Pashko Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Dyshohet se një prej të ndaluarve (Kristian Kelmendi) ka pasur konflikt për një apartament me Ujkën. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pashko Ujka, u vra me armë tip silenciator në qendër të qytetit verior.

Si lindi konflikti?
Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në Trush. Më pas është zhvendosur në  Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. Dyshohet se konflikti tij dhe Kristian Kelmendit ka lindur për një apartament që autori kishte blere tek Ujka disa vite më parë dhe tashmë i kërkonte të riut t'i shlyente 20 mijë euro. Kjo mendohet të jetë edhe shkak për ekzekutimin e 64-vjeçarit në Shkodër. 

Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

 

Ish-kryekomunari i  vrarë i Velipojës Pashko Ujka dhe familjarët e akuzuarve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Akuzohen për vrasjen e kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, Gjykata i lë në burg deri më 3 janar

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, i pari i akuzuar si vrasësi i ish-kreut të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka dhe i dyti si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen, janë lënë në burg deri më 3 janar.

Ky është vendimi i Gjykatës së Shkodrës sot. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve pasi sipas tyre nuk ka prova që fajësojnë klientët e tyre. Gjykata pasi shqyrtoi provat vendosi 'arrest me burg' me afat 30 ditë deri në shqyrtimin e kamerave të sigurisë të poligonit në Kosovë.

Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri më 3 janar duke kërkuar t'i vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit. Kristian Kelmendi ka deklaruar në gjykatë se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte patur shoqëri me të birin.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan