​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua mëngjesin e kësaj të marte përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.  

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen sa më parë dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e krimit. 

"E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi" në veri e vendit, Oliver Ivanoviq. I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje. HTH"
, thuhet në reagimin e Thaçit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com