TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të shtyjë për në datë 22 shkurt vendimin për të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por gjykata vendosi shtyrjen e vendimit, pasi kishte bërë gabim njoftimet.

Efthymios Efthimiou, i akuzuar si dyshuar për ekzekutimin e Kasmit kërkon nga gjykata lirimin nga burgu në këmbim të garancisë pasurore. Report Tv zbardh ankimimin e grekut  që kërkon të vendosë garanci pasurore.

ankimimi eftimu eftimius ceshtja kasmi
Kërkesa e Efthymios Efthimiou

Në përfundim të seancës, avokati grek i Efthymios Efthimiou, Sakis Kehajoglou u shpreh se shpreson që procesi të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime.  “Jam i kënaqur që jam në Tiranë. Këtu kam shumë miq sikurse kam shumë klientë shqiptarë në Greqi. Eftimiu Eftimius ka qenë klienti im në Greqi në dy procese të ndryshme gjyqësore qe kishin të bënin me drogë. Une jam këtu për të parë procesin. Ai ka këtu një avokat të mirënjohur sic është Saimir Vishaj një mik i mirë i imi gjithashtu.

Erdha te shikoj procesin por fatkeqësisht është shtytë për javën tjetër. Kështu më duhet të kthehem në Greqi. Eftimiu Eftimius thotë se ai është i pafajshëm. Unë nuk e di nëse është i pafajshëm apo fajtor dhe kjo i përket ta vendimit të gjykatësit njëkohësisht kur do të zhvillohet gjyqi.

 

 

 

Unë sëbashku me avokatin Vishaj e kemi degjuar Eftimiu Eftimius te deklarojë se është i pafajshëm por fjalën e fundit do ta thotë gjykata. Jam i sigurt se i gjithë gjyqi do të zhvillohet në bazë te ligjit dhe ai do te ketë një gjyq të drejtë. Nëse do ta shpallin të pafajshëm kjo do të ishte perfekt.

Nëse do ta shpallin fajtor unë shpresoj që kjo të ndodhë bazuar në prova absolute dhe jo bazuar në spekulime. Kjo është ajo që doja të theksoja dhe shpresoj që drejtësia shqiptare do të bëjë rolin e vet” deklaroi ai. Ndërsa avokati shqiptar Visha tha se seanca shtyhet për të enjten, pasi nuk kishte bërë njoftimet gjykata.

VIDEO/Pas seancës flasin avokatët e Efthymios Efthimiou

 

d.b/shqiptarja.com