Prokuroria e Korçës, një vit pas vrasjes së katërfishtë në fshatin Gjonomadh, ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin.

Organi i akuzës ka dhënë pretencën për Bashkim Latollarin duke kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave, si dhe 15 vite për mbajtjen e arrmëve pa leje në mjedise publike.

Teksa ka parashtruar edhe njëherë rrjedhën e ngjarjes që kishte në thelb prishjen e një lidhje dashurie prokuroria ka theksuar se në 7 janar të këtij viti Bashkim Latollari ka vrarë në banesë Belimon Meçollarin dhe bashkëshorten e tij Danjela Mecollari, me të cilën kishte një lidhje dashurie e më tej ka vrarë edhe çiftin e bashkëshortëve Rexhep e Valentina Metellari.

Pasi nisi procesi gjyqësor për autorin e këtij krimi tronditës, Gjykata refuzoi zhvillimin e një procesi gjyqësor të shkurtuar ndaj tij ndërsa prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të jepet dënimi maksimal me burg përjetë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)