Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3 në pranga! Arrestohen 2 vëllezërit vrasës dhe pronari i hotelit që tentoi të fshihte ngjarjen

Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3 në pranga! Arrestohen 2 vëllezërit vrasës dhe pronari i hotelit që tentoi të fshihte ngjarjen

Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Xhanelo Tarja

SARANDË - Xhanelo dhe Xhoi Taraj janë dy vëllezërit që u arrestuan pasi goditën me thikë në zemër 41-vjeçarin Klodian Bakia, i cili ndërroi jetë në spital. Parkimi i automjetit nga Bakia përpara hotelit ku punonin vëllezërit u bë shkak për fillimin e konfliktit. 

 Në pranga ka rënë dhe Genci Ahmeti punëdhënësi i vëllezërve vrasës. Ai tentoi të fshihte ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në afërsi të hotelit që kishte marrë me qera për sezonin veror. 

Dy vëllezërit, banues në Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, akuzohen për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Burime për Report Tv bëjnë me dije se Xhanelo dhe Xhoi ishin nipat e gruas së Genci Ahmetit që administronte hotelin. Ata u arrestuan nga policia e Sarandës vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë pasi ishin fshehur në garazhin e dy pallateve.

Si ndodhi ngjarja

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se dje, në rrugën "Lefter Kalo", në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 41-vjecarin Klodian Bakia, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Vëllezërit i kërkuan të largonte mjetin që parkoi para hotelit, por mesa duket nuk ka pranuar. Kështu njëri prej tyre ka hyrë brenda për të marrë një thikë dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin.

Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Vranë me thikë 41-vjeçarin, momenti i arrestimit të 2 vëllezërve në Sarandë! Futen në komisariat kokëulur (VIDEO)

 

Dy vëllezërIt Xhanelo dhe Xhoi Tarja janë arrestuar mbrëmë pasi vranë me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakia. Në pamje duket se futen kokëulur në komisariat ndërsa shoqërohen nga disa efektivë.

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pse: 18/08/2022 13:24

    Vetem dje Shqiperise i iken 6 te rinj: 2 nen dhe e 4 pas hekurave (ne mos e gjetshin nga hasmi me pare)!!! Vetepermbahuni se jeta eshte e cmuar edhe pse ne Shqiperi ajo vlen pak...

    Përgjigju
  • Ersa: 18/08/2022 13:24

    Të kalben në burg, këta janë vrasës që meritojnë vetëm burg.

    Përgjigju
    • @ersa: 18/08/2022 14:33

      Me akuzen skandaloze qe ju kane vene, maksimumi 10 vite denohen. Duhet ndruar akuza. Policia ti kishte vrare gjate aksionit, mos ti kapte te gjalle keta vrases malok.

  • Agjenti: 18/08/2022 12:14

    Ajo eshte vrasje me dashje kto e bejne plagosje e rende me dashke me pasoje vdekjen. Futja pordhes

    Përgjigju
    • Alb: 18/08/2022 15:42

      Po ai u nis ta plagoste po se perballoi dot viktima.

  • Moderni: 18/08/2022 09:47

    Cfar kafshesh te egra. Po kta s'jane per pun me turista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet