Vrasja e Konomit, Prokuroria:
 Ka falsifikime të pronave

Vrasja e Konomit, Prokuroria:<br /> Ka falsifikime të pronave
TIRANE-  Të tjera zhvillime priten për dosjen e bujshme të vrasjes së gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi.

Shqiptarja.com shkruan sot se gjithçka tani është fokusuar në pronën e tij në Hamallaj, ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzë për falsifikim të dokumenteve ndaj përfaqësuesit e familjes Toptani, Qemal Mulla. Këta të fundit janë palë në konflikt pronësie me ish-gjyqtarin e Vlorës Skerdilajd Konomi, i vrarë në mënyrë mostruese, në qendër të qytetit të Vlorës, me një minë me celular poshtë sediljes së makinës ku po udhëtonte, në 9 shtator të këtij viti.

Prokuroria e akuzon për falsifikim të dokumentacionit, në pronën prejj 275 hektarë tokë në zonën e Hamallajt.

Por ndërkaq, duket se Qemal Mulla, një nga trashëgimtarët e Toptanëve, sikurse raporton agjencia Lajmi i fundit, ka falsifikuar dokumentët që kanë lidhje me pronat e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi. Ai dyshohet se ka përdorur këto shkresa për të fituar pronësinë e truallit prej 275 hektarësh në Hamallaj të Durrësit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA