TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda do të jepte sot vendimin nëse do të pranonte apo jo kërkesën për gjykim të shkurtuar bërë nga i akuzuari si vrasës të kryekomisarit të Shijakut, Ilir Xhakja, por seanca u shty për mungesës së prokurorit.
Seancën e kaluar ai kërkoi gjykim të shkurtuar. Ndërkohë prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi të mos pranohet kjo kërkesë.
Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
Shefi i komisariatit të Shijakut po kryente kontrolle rutinë ndaj makinave të dyshimta, kur edhe ndaloi makinën e Ilir Xhakjas, i cili ka qëlluar nga brenda makinës duke e lënë të vdekur kryekomisar Tahiraj.
Fillimi i gjykimit të Ilir Xhakjes u shty disa herë për mungesë të avokatëve mbrojtës.
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com