Vrasja e kryekomisarit Lamaj, pritet
të gjykohen dy vëllezërit Jaku

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, pritet<br />të gjykohen dy vëllezërit Jaku
TIRANË -  Dy vëllezërit Jak Jaku dhe Ndue Jaku pritet të përballen me drejtësinë pas sekuestrimit të armëve luftarake dhe lëndës narkotike të gjetur në shtëpinë e tyre nga policia pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të këtij viti.

Jak Jaku u arrestua në Greqi sëbashku me biznesmenin Arben Frroku pas një urdhër-arresti ndërkombëtar pas vrasjes së kryekomisarit. Ai ndodhet i arrestuar në Greqi, në pritje të ekstradimit, ndërsa vëllai i tij Ndue Jaku është  i arrestuar në Shqipëri.

Asokohe, Jaku u ndalua në lidhje me vrasjen e Lamajt, por pas hetimeve, i dyshuar kryesor rezultoi vetëm Arben Frroku, që edhe ky pritet të ekstradohet nga Greqia pas disa ditëve.

Jak dhe Ndue Jaku do të gjykohen, në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëve luftarake në sasi të mëdha.

Ndërsa gjykata greke ka vendosur “pro” ekstradimit të Jakut dhe Frrokut, ende nuk është vendosur një datë se kur do të mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa jo zyrtarisht konfirmohet muaji shtator për të përmbyllur këtë procedurë ndërmjet dy shteteve.jak jaku
(Në foto: Njeri prej vëllezërve Jaku, që pritet të ekstradohet nga Greqia)
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu