DURRES - Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me nga 2 vjet e gjysmë për ish-shoferin e kryekomisarit Adem Tahiraj, Fatmir Hoxha dhe efektivin e policisë Kastriot Gosturani të akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me vrasjen e kryekomisarit të Shijakut më 13 shtatorin e vitit të kaluar.

Çështja në ngarkim të dy të pandehurve është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, e cila dha ndaj tyre një dënim minimal, i cili u shlye me kohën që ata kanë kaluar në paraburgim.

Në apelin që Prokuroria i ka bërë këtij vendimi, argumentohet se shoferi i komisarit dhe polici, të cilit kanë qenë së bashku me Tahirajn ditën që ai u vra, konsiderohen fajtorë dhe akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndaj Fatmir Hoxhës Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë paraburgim, ndërsa Kastriot Gosturani është gjykuar në gjendje të lirë, nënë masën detyrim paraqitjeje, ndërsa këto masa sigurie po zbatohen edhe tanimë që çështja është apeluar.

Çështja e vrasjes së kryekomisarit të Shijaku Adem Tahiraj shkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku aktualisht është i pandehur Ilir Xhakja i cili rrezikon burgim të përjetshëm. Kjo pasi sot gjykata ryzoi për gjykim të shkurtuar ndaj Xhakjes, i dyshuari kryesor për vrasjen e Tahirajt më 13 dhjetor në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)