Vrasja e Lamaj, Frroku për herë
të parë përballë dëshmitarit kyç

Vrasja e Lamaj, Frroku për herë<br />të parë përballë dëshmitarit kyç
TIRANE - Është shfaqur për herë të parë dëshmitari i mbrojtur në procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut, të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj një vit më parë. Nën masa të rrepta sigurie, rreth orës 09:20 mbërriti në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dëshmitari kyc, i njohur me emrin e vënë nga drejtësia Arben Ndoka. Për afro 20 minuta, në sallë të ndarë nga biznesmeni Frroku, ai dëshmoi me videokonferencë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
 
Këto detaje nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura, konfirmohen për A1Report nga burime pranë Gjykatës, të cilat saktësojnë se fytyra e dëshmitarit ishte e mbuluar, ndërsa nga një sallë tjetër e Krimeve të Rënda Frroku ka dëgjuar dëshminë vetëm me audio.
 
Por edhe në këtë seancë dëshmia e tij nuk ka mundur të jepet e plotë dhe eshte ndërprerë pas problemeve shëndetësore që shfaqi dëshmitari i mbrojtur i drejtësië, bëjnë të ditur burimet për A1 REPORT. Për këtë arsye, seanca është shtyrë për të mërkurën, për të vijuar me pjesën tjetër të dëshmisë. Një defekt teknik në kompjuter bëri që dëshmia nga ora 09:00 të shtyhej për në orën 12:30 dhe me tej pas rreht 20 minutash u ndërpre.

Kjo është seanca e 25 që zhvillohet ndaj biznesmenit Frroku, ndërsa 8 seancat e fundit janë shtyrë për shkak të mungesës së dëshmitarit të mbrojtur.    Në seancën e fundit ndaj Frrokut, e cila zgjati 3 orë pavarësisht mungesës së dëshmitarit të mbrojtur, avokati i biznesmenit të pandehur për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit, tha se  dëshmia e Vladit nga organi i akuzës është marrë me shkelje ligjore e për këtë shkak sipas tij, Prokuroria nuk mund ta përdorë si provë.

Fatmir Vladi, dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, pretendon se ka parë biznesmenin në vendin ku u vra Lamaj. Vetëm tre javë më parë, ai u bë pre e një atentati të mbetur në tentativë, kur zbuloi se në makinën e tij i ishte vendosur një sasi eksplozivi. Prej 15 Shtatorit, kur ndodhi atentati, blutë e Tiranës kanë shtuar masat e sigurisë ndaj tij. 
 
Të pranishëm në ambientet e Gjykatës ishin të afërmit e Frrokut të cilët nuk kanë pranuar të komentojnë për mediat procesin ku për herë të parë ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur.

Pak ditë më parë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit si dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për zbulimin identitetit të vërtetë të dëshmitarit të mbrojtur. Ishte vetë Arben Frroku që nga qelia e burgut tha se dëshmtiari quhej Fatmir Vladi.

Arben Frroku i ndodhur në pranga për vrasjen e kryepolicit Lamaj shkurtin e 2013-ës, nuk ka pranuar asnjëherë akuzën si dhe ka aluduar se dëshmitari i prokurorisë është një sajesë ndaj tij.

gjyqi frroku
(Foto nga A1 REPORT: Masat e sigurise ne hyrje te Gjykates se Krimeve te Renda)

Inatoset Frroku
Teksa, gjykata informonte prokurorët dhe avokatët e të pandehurit Frroku, për gjëndjen jo të mirë të dëshmitarit, Arben Frroku ka shpërthyer në akuza duke kërkuar që kërkesa ishte e paligjshme. Sipas Frrokut, dëshmitari është i montuar dhe se nëse ka burrëri atë që ka parë në vendgjarje le ta tregojë këtu në gjykatë. Frroku i vuri në dukje gjykatës se është duke shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme gjykimin ndaj tij, duke e cilësuar veten të pafajshëm. Pavërësisht këtyre pretendimeve, trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda është ai që do vlerësojë dëshminë e bashkëpuntorit të drejtësisë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim