TIRANE - Luiza Ndoka ka rikonfrimuar dëshminë e bashkëshortit të saj Arben Ndoka se mbrëmjen e 24 shkurtit ka parë Arben Frrokun në automjetin BMW me targa Durrësi nga ku u qëllua me breshëri automatiku Dritan Lamaj, ish-shefi i komisariatit të Kombinatit. Luiza dhe Arben Ndoka në procesin gjyqësorë ndaj biznesmenit Arben Frroku i dyshuar i drejtësisë për vrasjen e kryepolicit gëzojnë statusin e dëshmitarëve të mbrojtur....Seanca e radhës për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj, vijoi me dëshminë e bashkëshortes së dëshmitarit të mbrojtur në këtë proces. Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda, bashkëshortja e dëshmitarit Arben Ndoka (emër i vënë nga drejtësia për arsye të mbrojtjes së tij), dëshmoi me anë të videokonferencës, në salla të veçuara nga i akuzuari për krimin e shkurtit të 2013-ës, biznesmeni Arben Frroku. Ajo tha se mbrëmjen e 24 shkurtit në rrugën “Ibrahim Dervishi” në Tiranë ka parë e identifikuar Arben Frrokun në automjetin prej të cilit u qëllua Lamaj.
Në seancën e 27 ndaj Arben Frroku, Gjykata e Krimeve të rënda dëgjoi më në fund edhe rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur, ku sipas tij pak caste pas vrasjes së Lamajt, në automjetin BMW me targa Durrësi nga ku u qëllua kryepolici, ai ka mundur të fiksojë dy persona me kapuç dhe Arben Frrokun të pamaskuar.
Të njëjtaj burime sqaruan për A1Report se gjatë javës së ardhshme pritet të kryhet dhe eksperimenti i kërkuar automobilistik i kërkuar nga mbrojtja e Arben Frrokut, eksperiment me të cilin pritet të vërtetohen nëse itinerari Tiranë-Kapshticë kryhet për 2 orë e 57 minuta.
Sipas mbrojtjes, Frroku kishte planifikuar prej kohësh që më 24 shkurt të udhëtonte drejt Greqisë. Ai është nisur pasditen nga Tirana dhe ka mbërritur në Kapshticë 21:30 sëbashku me Jak Jakun, gjithashtu i arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Arben Frroku u arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë shqiptare dhe në dhjetor të 2014 u ekstradua në vendin tonë.
Procesi ndaj Arben Frrokut vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura.
Arben Frroku është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim ndaj kryepolicit të kombinatit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të shkuar si dhe mbajtjes së armëve luftarake.Vetë Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë këtë akuzë, teksa procesin ndaj tij e ka quajtur një manipulim të qëllimshëm të organit të akuzës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44