TIRANË - Nga arratia biznesmeni Arben Frroku u ka kërkuar avokatëve të tij të bëjnë rekurs të vendimit të Apelit që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Lamajt, kërkese e cila është dorëzuar në Gjykatën e Lartë të martën.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Frrokun për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj shkurtin e 2013-ës. Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila e coi cështjen në shkallën e dytë të drejtësisë, ku Apeli e gjeti fajtor vëllain e deputetit kristian demokrati Mark Frroku, dhe e dënoi me burg përjetë.
A1Report ka mundur të mësojë se një ndër argumentet që ka bindur apelin të rikthejë dënimin me burg për jetë pas pafajësisë në shkallën e parë është dhe dëshmia e Arben Ndokës, dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë.
Arben Frroku aktualisht është në arrati dhe Interpoli e ka shpallur në kërkim. Biznesmeni mundi t’ia “hedhë” duke u larguar nga Shqipëria disa ditë para se Gjykata e Apelit ta dënonte me burgim të përjtshëm. Vendimi i Apelit ka formë të zbatueshme dhe nëse ai paraqitet në pikat e kalimit kufitar arrestohet nga policia dhe dërgohet në burg.

Në shtator pritet të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese në Gjykatën e Lartë që do të shqyrtojë kërkesën e Frrokut e do të dalë më tej me një vendim të formës së prerë.
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO