TIRANE – Në senacën e 16 ndaj biznesmenit Arben Frrokut të pandehur për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e prokurorisë duke administruar 8 fashikujt e provave shkresore, të cilat sipas akuzës janë prova që faktojnë implikimin e Frrokut në vrasje.
Por nuk ka munguar reagimi i Frrokut, i cili ka thënë se mbahet padrejtësisht në burg, pasi ai ska asnjë lidhje me vrasjen.
Frroku ka shkuar më tej duke akuzuar se prokuroria po e ekzekuton atë duke e mbajtur në burg, njësoj si bandat kriminale vrasin biznesmen rrugëve të Shqipërisë. Nga seanca e radhës në ngarkim të tij të zhvilluar te Krimet e Rënda, Frroku thotë se ndërsa në rrugë ka një bandë që vret biznesmenë “banda në drejtësi” e mban atë në burg. “Ka dhe një bandë në drejtësi që i ekzekuton, si puna ime, duke u mbajtur kot në burg”, tha Frroku.
Debati në seancë është zhvilluar dhe për mos marrjen ende në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka, që sipas Frrokut shtyrja e dëshmisë së tij bëhet me qëllim.
Akuza është ende duke shqyrtuar mundësinë teknike për marrjen e dëshmisë së Ndokës tha prokurori Anton Martini, duke konfirmuar faktin se dëshmia do të merret me videokonferencë.
Më tej prokurori Martini ndër provat e paraqitura para gjykatës listoi, pamjet filmike të momentit të vrasjes së kryepolicit Lamaj, përgjigmet telefonike të kryera në numrin e Frrokut dhe një sërë përgjimesh ambientale, dëshminë e dhënë menjëherë pas ngjarjes nga dëshmitari i mbrojtur, i cili sipas akuzës ka dëshmuar dhe targën e mjetit BMV të përfshirë në vrasjen.
Po ashtu akuza vlerëson ndër provat e saj, dhe atë të ekzaminimit të palltos ë biznesmenit Frroku, në të cilën sipas prokurorisë janë gjetur elementë plotësues të qitjes.
Nuk ka munguar dhe ndërhyrja e mbrojtjes nga avokatët e Frrokut, të cilët kanë kërkuar se kur do të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur si dhe përgjigjet e eksperimentit se për sa kohë mund të udhëtohet nga Tirana drejt Kapshticës, eksperiment që do të hedh dritë për intinerarin e përshkruar nga Frroku, i cili pretendon se gjatë vrasjes nuk ka qenë në Tiranë, por në rrugën Pogradec-Kapshticë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’ për propozimin e ndryshimeve për tatimin mbi të ardhurat: Abuzime i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41