Somalia është në gjendje gadishmërie për çdo sulm hakmarrës pas vrasjes së liderit të grupit Al Shabab, Ahmed Abdi Godane, i cili humbi jetën në një sulm ajror amerikan. Menjëherë pas kësaj, Somalia u përball nga sulme dëshpërimi në objektet qeveritare, shëndetësore dhe arsimore nga mbështetësit e grupit terrorist Al Shabab.
Ministri i Sigurisë Kombëtare tha se forcat e sigurisë janë të gatshëm për të kundërshtuar sulmet e mbështetësve të grupit, duke iu bërë thirrje atyre të përqafojnë paqen pas vdekjes së liderit të tyre.
Më herët, presidenti somalez lëshoi një deklaratë në të cilën njoftoi një amnisti 45 ditore për militantët që ishin të gatshëm të heqin dorë nga anëtarësia në grup. Ndërkohë, vdekja e Godane në sulmet ajrore amerikane është konfirmuar mbrëmë edhe nga Pentagoni, nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Godane ishtë një nga njerëzit më të kërkuar të Departamentit Amerikan. SHBA kishte vendosur një shumë prej 7 milion dollarësh për kokën e tij. Ndërkohë qarkullojnë disa informacione se po bëhen organizime për një tjetër person që mund të zëvendësojë Godane.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com