TIRANË - Edhe sot, 23 ditë pas vrasjes së Martin Canit, në shtëpinë e prindërve të tij, nuk ka shkuar ende askush nga familja e autorit të dyshuar dhe as nuk i kanë kontaktuar përmes telefonit, të paktën për t’i kërkuar ndjesë në emër të fëmijës së tyre të mitur apo për t’iu bashkuar dhimbjes së tyre. Në dëshminë e parë para hetuesve, Ëngjëll Cani, babai i 14-vjeçarit të vrarë, u tha oficerëve se nuk kanë pasur asnjë takim me prindërit e autorit të dyshuar, shok shkolle me Martinin e tyre tek “Fan Noli”.
Ëngjëll Cani thotë se shkolla nuk i kishte vënë në dijeni se fëmijët ishin zënë në edhe ditë para ngjarjes tragjike, çka sipas tij mund të kishte parandaluar sherrin që i mori jetën të birit vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor.
Babai i Martin Canit thotë se vetëm ditën e vrasjes shkolla telefonoi gruan e tij teksa ajo ndodhej në punë, por askush nuk u përgjigj më, kur ajo kërkonte të lidhej me stafin për të mësuar më shumë.
Vetë ai - thotë se gjithçka kishte ndodhur e mësoi kur mbërriti në spitalin e Traumës dhe mori lajmin e kobshëm se djali i tij ndërroi jetë.
Sot në duar mori çantën me libra të cilën Martini i vogël mbante ditën e ngjarjes. Hetuesit i kthyen të gjitha sendet e sekuestrua nga oficerët e policisë.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale. Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur dhe tashmë është dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndihmuar nga shqiptarët që mblodhën mbi 80 mijë euro për kurimin.
Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.
Ngjarja në derë të shkollës ngjalli reagime të shumta për sigurinë e fëmijëve, ndërsa prindërit në disa protesta kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit. Në Shqipëri, qeveria ka nisur konsultimet publike, për të kufizuar ose ndaluar rrjetet sociale kryesisht Tik-Tok dhe SnapChat për të miturit, ndërsa një paketë sigurie me kamera në çdo klasë dhe detektor në hyrje të çdo shkolle për pajisjet metalike, celularë, thika e armë, pritet të implementohet së shpejti në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Drejtesia nuk duhet te luaje me dhimbjen e ketyre prinderve. Genci meposhte duhet ta kuptoje qe shkolla ka pergjegjesi te plote per aq sa i takon te beje dhe nuk e ka bere. Humbja e jetes te nje te mituri minimalisht i ngarkon me pergjegjesi penale Drejtoreshen, Oficerin e Sigurise dhe Mesuesen kujdestare per Shperdorim detyre me pasoje vdekjen e nje te mituri.Nese doni qe keto dhimbje te medha mos te perseriten me, duhet qe pergjegjesia te jete maksimale. Manaatirliu edhe moralisht duhej te jepte doreheqjen, por keta nuk kane moral.
PërgjigjuEdukimin bazë e jep prindi familja ku rritet prandaj mos prisni çdo gjë nga shkolla.
PërgjigjuAutori dhe te gjithe ata qe jane te perfshire ne krim pra qe jane vrases dhe qe i kane fshehur deri tani, duhet te marrin denimin maksimal. Te kthehet denimi me vdekje. Te varen ne litar te gjithe.
PërgjigjuZot cfare dhimbje pa fund per babain e shkrete te marre librat e djalit…si prind, e ndaj cdo dite me ju kete dhimbje kaq te forte qe kaloni, ngushellime prinderve… Por ky djale kriminel, i rritur nga prinder mostra e kriminele, duhet patjeter te denohen!!! Femijet jane viktima te ketyre prinderve horra! Nuk kane as dinjitetin keta horra prinder te pranojne rrugacerine e femijes se krijuar nga vete ata. Mallkoj me gjithe shpirt te gjithe krimenelet qe kane marre pjese drejteperdrejte ne kete krim dhe te gjithe ata elemente qe kane ne dore zbardhjen e krimit dhe nuk duan ta bejne!!
Përgjigju