Policia franceze ka bastisur shtëpitë e dhjetëra radikalëve të dyshuar islamikë pas prerjes së kokës së një mësuesi që u tregoi karikatura të Profetit Muhamed nxënësve të tij. Disa nga ata që po merren në pyetje besohet se kanë postuar mesazhe mbështetjeje për vrasësin e Samuel Paty ndërkohë që të hënën, ministri i Brendshëm Gerard Darmanin tha se disa nga shoqatat myslimane do të mbyllen. Ai tha se operacionet dërguan një mesazh se nuk kishte "pushim për armiqtë e republikës" dhe se ato pritej të vazhdonin gjithë javën.

Disa besohet se kanë postuar mesazhe në mbështetje të vrasësit të Paty ndërsa të tjerët janë nga shoqata - të tilla si Kolektivi Kundër Islamofobisë - që qeveria beson se përhapin mesazh të kundërshtimit ndaj shtetit francez.

Në uebfaqen e tyre, kolektivi e përshkruan veten si një "organizatë për të drejtat e njeriut, misioni i së cilës është të luftojë Islamofobinë.”

Disa myslimanë francezë thonë se ata janë shënjestra të shpeshta të racizmit dhe diskriminimit për shkak të besimit të tyre - një çështje që ka shkaktuar prej kohësh tensione në vend.


Lajmi kryesor:

Policia franceze zgjeron operacionet hetimore për vrasjen e mësuesit, 80 hetime në lidhje me gjuhën e urrejtjes në internet