PRETORIA, (AFRIKE E JUGUT) – Prokuroria e Pretorias ka konfirmuar sot në mëngjes akuzën e vrasjes me paramendim për Oscar pistorius, i akuzuar se ka vrarë të fejuarën e tij, modelen Reeva Steenkamp. Sipas prokurorisë Pistorius ka qëlluar 4 plumba, 3 prej të cilave kanë goditur trupin e modeles, e cila ishte e mbyllur në banjo. Në këtë mënyrë, përfundimisht hidhet poshtë versioni i tij se ka vrarë të dashurën pa dashje duke e pandehur për hajdut në ditën e Shën Valentinit.
Oscar Pistorius u përball sot me një tjetër seancë gjygjësor në gjykatën e Pretorias, ndërkohë, është thelluar akoma më shumë misteri rreth atletit paraolimpik pasi në janar ai kishte kërkuar 6 licenza për amë të kalabrit të madh.
Një tjetër hipotezë është se vrasja e modeles nga atleti mund të ketë ardhur edhe nga efekti i përdorimit të drogës.
Sot do të zhvillohet edhe ceremonia mortore e Reeva Stenkamp, në shtëpinë e saj në Port Elizabeth. E ëma e modeles me lot në sy ka kërkuar drejtësi dhe "ajo çfarë duam", tha ajo, "janë përgjigjet se çfarë ka ndodhur realisht".

Redaksia Online
(lç/ar.sh/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com