AFRIKE E JUGUT -  Nga vila e Oscar Pistorius vinin britma pafund përpara se të dëgjoheshin të shtënat e zjarrit në natën mes 13 dhe 14 shkurtit, kur u vra modelja Reeva Steenkamp.

Këto janë dëshmitë e fqinjëve pranë shtëpisë së tij të cilët kanë treguar se kanë dëgjuar britma dhe të shtëna armësh që vinin nga shtëpia e Pistorius rreth orës 2 dhe 3 të natës.

Më pas prokurori ka ndërtuar skenën e krimit ku ka ndodhur në banjon e atletit, i cili ka qëlluar nga largësia prej 1.5 metra në drejtim të modeles.

Gjithashtu hetuesit kanë gjetur edhe 2 shiringa si dhe kuti testosterone. Avokatët mbrojtës të Pistorius thanë se bëhej fjalë për një kurë me përmbajtje bimore.

Atleti paraolimpik do të përballet të enjten me një tjetër seancë gjyqësore me akuzën për vrajse me paramendim ndaj të dashurës së tij Reeva Steenkamp.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)