AFRIKE - Shtrëngohet akoma më shumë rrethi dyshues për Oscar Pistorius pas vrasjes së të dashurës së tij Reeva Steenkamp javën e kaluar.
Policia e Afrikës së Jugut ka gjetur në skenën e krimit kryer në shtëpinë e tij në Pretoria disa elemente dyshues dhe ka urdhëruar të bëhen analizat e gjakut të atletit afrikanojugor për të verifikuar nëse ka qenë nën efektin e drogës.
Hetusit po përpiqen të kuptojnë se nga përdorimi i lëndës narkotike mund të ketë shtyrë Pistorius në një zemërim të tij kundër modeles duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Tashmë hetuesit kanë hedhur poshtë versionin e tij se ka vrarë të dashurën pa dashje duke e ngatërruar me një hajdut në ditën e Shën Valentinit.
Edhe një telefonatë është bërë nga ana e tij shokut të ngushtë ku thuhet se kishte vrarë të dashurën dhe duhet të gjente një zgjidhje nga hetuesit.
Një tjetër element për t’u sqaruar është dhe një shkop bejzbolli mbuluar me gjak gjetur në shtëpinë e tij, nëse është përdour nga ai për të sulmuar modelen apo përdorur nga ajo për t’u mbrojtur dhe fshehur më pas në tualet ku i është gjetur dhe trupi.
Të martën është vendosur një tjetër proces gjygjësor ku Prokuroria akuzon atletin paraolimpik me akuzën e vrasjes me dashje.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com