AFRIKE - Atleti afrikanojugor Oscar Pistorius i njohur për suksesin e tij në Lojërat Paraolimpike po hetohet për vrasje me dashje për të dashurën e tij nga autoritet e Afrikës së Jugut. Ndërkohë hetuesit po mbledhin dëshmi të cilat tregojnë një tjetër person shumë të ndryshëm nga imazhi i tij publik.
Çdo gjë duket sikur të jetë fshehur në një mister pasi ka disa aspekte, që nuk bindin si hetuesit dhe familjarët e modeles.

Sipas disa zërave thuhet se Pistorius duhet të ketë qënë xheloz për këngëtarin nga Afrika e Jugut, Mario Ogle, 24 vjec, i cili me të dashurën e tij prezantonin programin “Ishulli i Famshëm”. Kjo nuk është hera e parë, që ai ka shfaqur xhelozinë e tij të çmendur pasi një rast tjetër daton pas kthimit të tij nga Londra në 2012-n ku ka pasur një sherr më miliarderin Kuinton van der Burgh duke e akuzuar se ka pasur histori me të dashurën e tij dhe e ka kërcënuar se do t’i priste këmbët.

Samantha Taylor ish e dashura e tij flet haptazi për një Pistorius shumë të ndryshëm nga imazhi i tij publik. Sipas nënës së Samantës, Pistorius ishte i "papërgjegjshëm në përdorimin e armëve." Ndërsa një tjetër ish e dashur e atletit Jenna Edkins, e përshkruan si një njeri jo të dhunshëm.

Reeva është vrarë në banjo apo në sallë? Sipas gazetës “The Star” trupi i modeles është gjetur në hyrje të vilës të Pistorius. Megjithatë, një roje e sigurisë ka thënë për një tjetër gazetë se trupi i vajzës u gjet në banjo dhe të shtënat e armës kanë ardhur nga dera.

Fqinjët kanë treguar se kanë dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Pistorius. Por do të mjaftojë dëshmia e tyre për të mbështetur akuzën e vrasjes me paramendim?

Para ditë së martë kur është vendosur seanca tjetër gjygjësore e ccështjes së atletit jugafrikan Oscar Pistorius që akuzohet për vrasje me dashje të dashurës së tij në Pretoira, nuk do të ketë lajme zyrtare në rastin e tij.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)