AFRIKE E JUGUT - Cështja delikate e Oscar Pistorius do të marrë një kthesë të re pasi dedektivi, që heton çështjen e atletit paraolimpik po përballet me 7 akuza për tentativë vrasje, që i përkasin 4 viteve më parë. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i gjykatës së Pretorias.

Ngjarja i përket vitit 2009 ku hetuesi Hilton Botha dhe disa zyrtarë policie u përfshinë në të shtëna armësh zjarri.

Zëdhënësi bëri të ditur, se në atë kohë oficerët e policisë ishin në gjendje të dehur.

Por prokurori i përgjithshëm ka insistuar që kjo çështje të lihet mënjanë dhe të vazhdohet me çështjen e Pistorius.

Sot do të zhvillohet një tjetër seancë gjyqësore ku Pistorius po përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të modeles Reeva Stenkamp.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)