3 ditë pas ekzekutimit me breshëri kallashnikovi, të Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi" policia ka blinduar Durrësin mbrëmjen e sotme.

Kontrolle nga ana e policisë ka pasur në disa rrugë të qytetit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjet e fundit.

Në rrugët kryesore, policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në disa automjete.

Kujtojmë se 2 dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16.

Ndërkaq kontrolle ka pasur edhe në Elbasan ku janë shoqëruar 2 persona që janë shoqëruar nga policia. Aksioni është zhvilluar për armë dhe drogë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Policia aksion blic në Elbasan për armë dhe drogë, shoqërohen dy persona (VIDEO)

Dy persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni blic për armë dhe drogë.

Shoqërimi i dy personave është bërë në rrethana ende të paqarta sakaq nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie rreth zonës.