Vrasja e Nikulajt, avokati shqiptar nga Londra: Gjykata britanike do të shqyrtojë për disa muaj provat për ekstradimin Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë

Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin, mund të zgjasë edhe disa muaj.

Në një intervistë për Report Tv, avokati Naim Hasani u shpreh se gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj që të shqyrtojë provat që do t’i dërgohen nga Shqipëri anë mënyrë që të bëhet ekstradimi i tyre.

Duke e cilësuar si një proces jo të thjeshtë, Hasani tha se do të jetë gjykata britanike, e cila do të shqyrtojë nëse provat janë të mjaftueshme, megjithatë shtoi ai nuk beson se gjykata do t’u qëndrojë në mbrojtje

‘Do të mbahen ‘arrest me burg’ deri sa të zhvillohet gjyqi i tyre. Gjykata britanike do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Do të ketë një periudhë disa mujore që gjykata të shqyrtojë të gjitha provat. Nëse gjykata jep vendim për t’u ekstraduar të dyshuarit do të ekstradohen. Nuk është proces i thjeshtë, por duhet të ketë një proces të drejtë dhe Shqipëria të garantojë që do të ketë një gjyq të paanshëm dhe të drejtë dhe jo paragjykuese.

Procesi i ekstradimit është proces i qartë në Britani vendimet i merr MB. Por duke qenë se janë të përfshirë shtetas britanikë të mirëfilltë, gjykata do të ushtrojë një kujdes të veçantë, nëse provat janë të mjaftueshme. Por nuk s’besoj se gjykata britanike do të qëndrojë si mbrojte për të akuzuarit, por do ti ekstradojnë në Shqipëri.’- tha Hasani.

10 ditë zgjati arratia e grupit kriminal, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Policia angleze arrestoi në Britani të Madhe, Edmond Haxhinë, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman. Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Si Kalut: 01/05/2023 23:02

    nuk ka gjykate angleze qe i bjen ktej se dihet drejtesia rilindase po edhe gjakmarrja. Rresikojme jeten kan me than sic than djemt e Palajve qe moren azil e ma vone i than ardjanit si kalut prej anej.

    Përgjigju
  • San Giovanni: 01/05/2023 15:49

    Mbajeni mend! Vetëm sekuencat e vajtjes së kryetarit të bashkisë në vendngjarje do të mjaftojnë si provë që gjykata të votojë kundër.

    Përgjigju
  • Nardi: 01/05/2023 13:39

    Po ça ka ktu per gjykate. Ata kane lene gjurmet e gishrtave dhe jan me precedente penale ne Angli.

    Përgjigju
    • Shoku: 01/05/2023 21:03

      Ca kujton se me prova me llafe pazari jo ky jo ai qe mbledh policia shqiptare do I ekstradoj Anglia, gjykata Angleze kerkon prova te forta dhe bindese.

    • Agjenti: 01/05/2023 16:05

      Ska lidhje. Ka rregulla per cdo gje. Jo si ktu qe te cojne ne gjyq pa prova.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës