Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër

TIRANË-10 ditë u ka zgjatur arratia e grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisë, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson

Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre ishin fshehur në një perimetër shumë të afërt me njeri tjetrin të një lagjeje në Londër, në momentin kur iu janë vënë prangat. Report Tv mëson se janë lokalizuar nga autoritetet tona dhe më pas kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve britanike, të cilët kanë bashkëpunuar duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Dyshimet janë që komunikimet në celular me njëri-tjetrin t’i kenë nxjerrë zbuluar. Tashmë pas arrestimit, është dhënë masa e sigurisë 'arrest me burg' në Londër dhe sipas TCH, seanca e radhës për kërkesën e ekstradimit të mbahet me 5 Maj.

Saraiva dhe një prej anglezëve kanë lanë Shqipërinë menjëherë pas ngjarjes përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe kaluan në Greqi dhe nuk dihet nëse vijojnë akoma të jenë në vendin fqinj, apo kanë mundur të lëvizin që andej. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Portugezi aktualisht nuk figuron të ketë hyrë në Britani, por autoritetet e këtij vendi kanë informuar autoritetet tona se njihet si person me aktivitet të theksuar kriminal, sidomos në trafikun e drogës.

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar. 

Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt, zbulohet e shkuara kriminale e britanikut që është ende në arrati! I dënuar për shitje droge, iu kap kokainë me vlerë 40 mijë paund

1682792879_harrysimpson.jpg

Harry Simpson, është një prej britanikëve i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin. Simpson është ende në arrati, ndërsa ai ka pasur edhe të shkuar kriminale. Ai është dënuar në vitin 2019 në Britani të Madhe për shitje të drogës nëpër rrugët e Londrës. Ai është dënuar në vitin 2015 me 5 vite e 3 muaj burg, ndërsa asokohe ka qenë vetëm 24 vjeç.

Në Shkurt të vitit 2015, Simpson është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip BMË të marrë me qira. Atij iu konfiskua kokainë dhe kanabis me vlerë 40 mijë paund, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi i janë gjetur edhe para cash për të cilat autoritete thonë se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Ora 15:14
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, arrestohet dhe britanikja, Harriet Bridgeman

1682774088_harrietbridgeman.jpg

Ka rënë në pranga edhe britanikja Harriet Bridgeman e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin. Bridgeman është arrestuar në Britani të Madhe dhe pritet ekstradimi i saj.

“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, njofton policia.

Ora 14:01
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, policia jep njoftim zyrtar

1682528332_finalprojekt.00021222.Still035.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

"Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.  

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen", thuhet në njoftim. 

Ora 13:16
Drejt arrestimit të bashkëpunëtorit të katërt për vrasjen e Ardian Nikulajt, policia në gjurmët e britanikes

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se policia britanike ka rënë në gjurmët edhe të shtetases tjetër britanike Harriet Bridgeman. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet. Sa i takon portugezit, vrasës i Nikulajt, autoritetet britanike shprehen se ai nuk ndodhet ne Angli, pasi në këtë shtet  ka rekorde të theksuara kriminale si trafik droge, e më gjerë.

1682767933_d.jpg

Ora 13:10
Arrestohet Edmond Haxhia dhe 2 britanikë, Çuçi: Tregues i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike

1682071222_finalprojekt.00030313.Still034.jpg

Arrestimi i 3 nga 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, sipas ministrit Bledi Çuçi, është tregues i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë,” – u shpreh ai.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/04/2023 00:49

    Gjykuar nga e kaluara e tyre,duket qe keta britet kane pasur njohje,ose jane rekomanduar nga /cunat e Anglise/ per kete pune.E.Haxhia jo vetem e ka porositur e organizuar vrasjen,por dhe grupin e ka zgjedhur mire,ndoshta me rekomandime.Ve bast qe dhe vrasesi eshte percjelle ne nje adrese te sigurte.

    Përgjigju
  • Dardan: 29/04/2023 23:40

    Edmond Haxhia u arrestua ne Angli se porositi nje vrasje; kurse ne Shqiperi Sali Berisha ka porositur 3000 vrasje dhe kendon si bilbil i lire ne mes te Tirane?!

    Përgjigju
  • Ceni: 29/04/2023 22:36

    Ku eshte ai kryeministri i ketyre qe shante shqipetaret!!?

    Përgjigju
  • Rrini Mire: 29/04/2023 19:00

    O injoranta kur je ngjak rri mrene ose prano vrasjen ne cfardo mnyre, nga gabel a femen. Nuk delet haptas si dikur se te kap shteti tash. Palajt ala duhet me vra ene nji noshta Arbenin me u barazu se ferr ne kam su ka hi prej shtetit per 2 vrasje. U dhimbt jeta e Ardjanit po ai ka vra njerz e porositsi e ka pa vete Benin e Ardjanin tu vra nipin a shpise me axhen. E jan hap bythsh tu rrah njerz kot e tu u than rrini urte se u rrahim prap

    Përgjigju
    • E drejta: 29/04/2023 23:22

      Sakte. Madje ka dyshime se kane lidhje me heroinen e kapur ne Rinas. Nje plehre me pak dhe nje mesim per Cubat qe i genjen mendja se do rrojne te qete duke vrare dhe duke prere.Le te fryhen prape tash se nuk do dine me nga do ju vije. U hap loja e tyne.Le te pagujm per cfare kan ba.

  • Askushi: 29/04/2023 18:12

    E moren ne qafe kete haxhin, kushurinjt,e perdoren si levè Ky kishte ikur qe 7 vjeç lumadhi,po per fat te keq rritur me rregullat e shpelles qe gjaku nuk harrohet. Keto ngjarje duhen studiuar nga psikologet,sa e lehte eshte ta manipulosh njeriun. Edhe pse i ikur 7 vjeç ne angli,25 vite bombardim ne shtepi duke e rritur dhe alienuar gati ne cdo kohe per te vrare.shume trishtuese

    Përgjigju
    • Askushi: 29/04/2023 19:43

      Demir,ky skishte lidhje fare,gjakun po te ishin trima ta merrnin kushurinjt drejt per drejt,kete thjesht e kane perdorur dhe ky hodhi jeten e tij ne hale i ikur qe 7 vjec dhe i alienuar qe ajo qe u ndodhi 25 vjet para kushurinjve te tij ishte dhe hall i tij

    • Demir: 29/04/2023 18:41

      O psikologu pularise nese do e kishin mesu me marre gjakun do shkrepte pushken vet ky sdo paguante portugezin gabelin dhe milloshat anglez. Ky ska marre gjak ky ka bere ate qe ben cdo shqiptar i mire ky te vret ne menyren me te pabese me kriminele te mundshme duke paguar nji vrases me pagese. Ky eshte krim ordiner dhe ska lidhje hic me gjakmarrjen qe brenda vetes eshte shume gjest fisnik sidomos kur shteti kthehet ne vegel krimi e ske ku me kerku te drejten fare. Gabim ka bo viktima qe ka kerku falje gjaku me mire kish qene me i cu tgjithe keta si familje ke ai qe vrau puntorin e benzinatos per 10 mije leke e sdo kish probleme hic me ket shtet pinoçeti.

  • Eeeh: 29/04/2023 15:53

    Kur do qeveria e kap lepurin me qerre. Pse nuk janë vene ne lëvizje policat per sa e sa krime te tjera? Apo ky ishte biznesmen, shoku Tomes( per rrjedhoje edhe i Rames).

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/04/2023 15:51

    Per ju qe fluturoni me arritjet e policise..si do ja beni kur gjykata ti liroje per mungese provash???

    Përgjigju
    • Lui: 30/04/2023 03:27

      Klodi nuk po kenaqem hic une ca po thu ,nga rastet e shumta ne albanistan po tham se policia ka saju shume here ngjarje te pa verteta per me fut njrzit ngatrres one me mbulu krimet e bujshme

    • AltinTop: 30/04/2023 01:49

      Klodi- qefi do me behej sikur te futeshin ne burg vrasesit. Dhe jo show policor ku perfundimet dalin me te liruar per mungese provash.

    • Lui: 29/04/2023 23:00

      Altin top shume e vertete asnji dhoj prove nuk kane qe te motorri qe nuk eshte I njejte dhe cdo gje tjeter po mundohen ta gjejn nje fajtor per te mbuluar vrasjen qe kane bete profesionistat e ketyre puneve policia e hales u ngut me datajet nuk arriten ta sajonin Mire hollen ne lume prane shtepise se fukarait motorrin e gabuar Kjo vrasje ka me shume se gjakmarrje

    • Klodi: 29/04/2023 18:35

      Le ti liroje qe te behet qefi ty aman Cope Raku, ishalla ke hall e te knaqen te tjeret me hallin tend

  • aleksadros: 29/04/2023 15:05

    pse nuke flet opozita pere kete arritje te policise e qeverise ,yyyy Reeeeeeeeeeeeeee e Zeze

    Përgjigju
  • Halit: 29/04/2023 13:49

    Sjane ata dhe i ndjeri nuk eshte vrare per gjakmarrje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja