Vrasja e Nikulajt, Tom Doshi: Berisha tentoi ta bënte politike por dështoi! Ja cili ishte amaneti i Ardianit, dalim forcë e parë në Lezhë

Me një homazh për të ndjerin Ardian Nikulaj, i cili u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, nisi takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së. Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për anëtar të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte...

“Ka qenë shok e vëlla jo vetëm për mua por për të gjithë ç’jeni këtu. Dhe kjo duket edhe nga pjesëmarrja juaj këtu.  Ne nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Ai na ka lënë porosinë. Ka thënë ‘nëse më ndodh gjë mua ju vazhdoni rrugën’. Këtë ia ka thënë edhe vajzës së tij.  Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem këtu. Kam qenë shumë i lidhur me ty. Ju e keni pritur këtë mesazh prej meje. Dhe unë për këtë kam ardhur sot këtu, të votoni nr. 8 Partinë Socialdemokrate”

Pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, kryetari i PSD Doshi ka një falënderim për policinë e shtetit e cila zbardhi autorët që ekzekutuan Nikulajn ndërsa tha se misioni i të ndjerit nuk do të mund të shuhet asnjëherë...

“Berisha u mundua ta përziente ngjarjen me politikën. Ne jemi të kënaqur që nga ka prapavijë politike. Unë dua të falënderoj sot policinë që të gjithë sot e dimë se një grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit. Ju të gjithë e dini sa i rëndësishëm është Këshilli Bashkiak, ne pretendojmë që në Lezhë dhe në Mirditë do të dalim forcën e parë. Edhe në Laç po punojmë. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe na bën optimistë edhe për fitoren e thellë që do të kemi. Pas 2 vitesh kemi zgjedhjet parlamentare dhe duhet të kemi deputetin tonë në qark”, tha Tom Doshi.

Mbështetësit e PSD dhe miqtë e Ardian Nikulaj deklaruan se në zgjedhjet vendore të 14 majit por edhe zgjedhjet e ardhshme do vijojnë që të jenë të bashkuar si dhe të bindur se numri i atyre që do t'i besojnë votën PSD do të jetë gjithnjë e më i madh.

Vrasja e Ardian Nikulajt
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2023 01:07

    Berisha tentoi t'a bente politike,por dhe t'i te njejten gje po ben!Nuk fitohen zgjedhjet me amanete.

    Përgjigju
  • Henti: 07/05/2023 14:35

    Nje non grata dhe Toma, si Gjushi e Qifja qe bashkeounojne me Ramen dhe ky i fundit thote qe nuk merret me non graten (vrasesin Berisha). Hajde merre vesh ti hipokrizine e tyre.

    Përgjigju
    • Mani: 07/05/2023 17:20

      Keni te drejt trafikant vrases dhe gjithe maskarelleqet qe ka qe bene sa njeres paguan per ndyresirat qe bene dhe shteti ri e spaku fle se i ngop me lek ky qe eshte i pergjuar nga dea per trafik droge dhe vrasje ne australi dhe ne shqiperi po mbase te mere me vete dhe ty ardjani

  • Tregu: 07/05/2023 14:04

    Tom. Ti je me llum se Ardjani. Uroj te kesh te njejtin fat.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/05/2023 12:03

    Tom trafikanti eshte Non Grata njelloj si Saliu. Eshte e frikshme sesi ne shqiperi njerezit votojne dhe ndjekin pas trafikanret dhe vrasesit si Nikulaj me shoke.

    Përgjigju
    • Scutari: 07/05/2023 12:11

      I ndjekin kundrejt pagesës! 5000 vota për 50 € bëjnë 250000 euro. Çfarë janë për një që është pokerist i tenderave?!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille