Vrasja e paralajmëruar në Vlorë/ E mbyti dje në gjumë, gruaja u dhunua edhe në 2017, por ja si burri doli nga burgu

Etleva Lera ndërroi jetë dje në Vlorë, pasi u mbyt nga burri, Teodor Lera pas debateve të vazhdueshme. Report Tv mëson se burri e mbyti gruan në gjumë, rreth orës 04:00 të mëngjesit, më pas ai e goditi me thikë në qafë 47-vjeçaren. Në gjendje të rëndë psikologjike, 57-vjeçari tentoi që të vetëvarej me një çarçaf në banjo, por nuk ia ka dalë dhe më pas ka marrë thikën me të cilën goditi gruan duke prerë damarët e duarve. Aktualisht ndodhet në burg jashtë rrezikut për jetën.

Etleva Lera sot po përcillet në banesën e fundit në fshatin Tragjas, ku lindi, ndërsa disa nga fqinjët e saj në lagjen 'Kushtrimi' jashtë kamerave theksojnë se burri e dhunonte dhe shpesh herë e kishin parë me shenja në fytyrë. Por vrasja duket se ishte e paralajmëruar, pasi Teodor Lera ishte një personazh i njohur për policinë, pasi kishte qenë i dënuar nga gjykata pikërisht për dhunë në familje ndaj gruas dhe vajzës në shkurt 2017, ndërsa kishte goditur me thikë edhe një shofer pas një debati për parkimin e makinës para shtëpisë. Report Tv siguroi vendimin e gjykatës dhe mënyrën si u lirua autori.

Në shkurt të vitit 2017, Teodor Lera u denoncua nga gruaja dhe vajza e tij për dhunë në familje.  Pas debatit në familje, 57-vjeçari goditi gruan Etleva Lera dhe vajzën Augusta, ndërsa shkak sipas bashkëshortes ka qenë fakti, që kishte refuzuar kërkesën e tij për t'u zhvendosur në Tiranë për të jetuar, pasi  kishte dyshime për sjelljen bashkëshortore. Ndërsa vajza ka deklaruar se në përpjekje për të ndaluar të atin që po ushtronte dhunë ndaj nënës, ai e ka goditur edhe atë. Sipas mjekëve, dëmtimet e konstatuara në  trupin e gruas dhe vajzës nga dhuna hynin në kategorinë e dëmtimeve, të cilat kanë sjellë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë.

Pas konstatimeve gjykata vendosi që të pezullojë dënimin me 4 muaj burg dhe vendosjen e tij në periudhë prove për arsye se; paraqet rrezikshmëri të pakët shoqërore, njihet person me sjellje korrekte dhe ka shfaqur pendim të thellë. Gjithashtu gjykata vlerësoi se, sipas standardeve ndërkombëtare përdorimi i burgimit si formë dënimi duhet të ulet. Ndërkohë që edhe banorët e lagjes ku jetonte 47-vjeçarja, theksuan se ajo e kishte falur për katër të fëmijëve, pavarësisht rasteve të dhunës. Por dy vite më pas, ai e mbyti.

(Kliko këtu ) për të lexuar vendimin e gjykatës së Vlorës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/02/2019 10:59

    Pu pu pu ç bajga mban kjo tokë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë