Vrasja e picierit për gërvishtjen e
makinës, në gjyq babai e 2 djemtë

Vrasja e picierit për gërvishtjen e<br />makinës, në gjyq babai e 2 djemtë
TIRANE- Dy djem së bashku me babain e tyre, akuzohen si autorë të vrasjes me thikë të një picieri, pasi ky i fundit i gërvishti makinën. Sherif Lataj, Sebastian Lataj dhe Besart Lataj, janë dërguar në gjykatë si të pandehur  duke u akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 17 janar 2013 rreth orës 14:30 në vendin e quajtur Rruga “Siri Kodra” shtetasi Sherif Lataj është konfliktuar me shtetasin Erjon Lilaj. Në momentin e konfliktit Sherifi ka qënë me automjetin e tij së bashku me shokun e tij shtetasin R.K. Për këtë fakt janë vënë në dijeni dhe dy djemtë e Sherifit shtetasit Sebastjan Lataj dhe Besard Lataj, të cilët e kanë takuar më pas Erjon Lilajn para dyqanit të shtetases L.A.

Aty të dy vëllezërit kanë filluar të rrahin dhe godasin Erjonin. Gjatë konfliktit Erjon Lilaj është goditur me thikë. I dëmtuari është munduar që të largohet duke ecur me vrap por përpara i ka dalë shtetasi Sherif Lata i cili e ka goditur atë me një levë hekuri. Me pas Erjon Lilaj ka rënë në tokë dhe nga kurrizi po i dilte shumë gjak.

Në momentin e plagosjes e kanë ndjekur nga prapa Besart dhe Sebastjan Lataj, të cilët e kanë qëlluar me grushta. Ngjarja e rëndë është shenuar rreth 50 metra larg banesës së viktimës, i cili nuk ka mundur të shkojë me këmbët e tij në shtëpi, pasi është rrëzuar në tokë nga palgët e marra, duke gjetur dhe vdekjen.

Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë