TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit. I pyetur nga Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse i tërheq akuzat që ka bërë ndaj Gazment Bardhi si i përgjegjës për ngjarjen pasi u arrestuan 2 zëvendësdrejtorët të policisë së Elbasanit, Berisha nuk u tërhoq mbrapsht.

Ai tha se Bardhi është i implikuar në këtë ngjarje po aq sa Taulant Balla, Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Berisha ka marrë në mbrojtje vrasësin e Xhuvanit, anëtarin e Strukturës së Armatosur të Partisë Demokratike, Arbër Paplekaj duke thënë se ai ishte njeri i mirë dhe se qëlloi vetëm për tu vetëmbrojtur.

Sipas Berishës, Bardhi bashkëpunoi me Ballën për mbylljen e Komisionit Hetimor. 

"Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi në të cilin rezultojnë të qarta si dritë e diellit se është i implikuar vetë kreu i qeverisë Edi Rama, ministri Bledi Çuçi, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, dy zv.drejtorët. Nëse drejtori i policisë Elbasan ka qenë në detyrë edhe ai, prokurorë të Elbasanit dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik njeriu më përgjegjës është Taulant Balla dhe përgjegjësi për ngjarjen ka Gazmet Bardhi.  Nuk kisha qenë në ngjarje, por nga ato që lexoja nga gazetarët dhe nga zhvillimi kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti. Nuk e njihja Arbër Paplekaj. Çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë fliste vetëm fjalët më të mira për të. Kishte qenë oficer në Afganistan.

E vranë për së dyti Balla, Bardhi, Rama e Veliu se donin ta mbyllnin çështjen Papleka-Xhuvani. Tregon moralin e vërtetë dhe grupit të tij sepse kryeministri nuk mund të mos ndalje në hollësi. Mirë mund të të gënjejë polica, por jo shërbimi informativ. Rama ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, por ai donte votat me gjak. Rëndësi kishte të mblidheshin votat qoftë edhe me gjak në Elbasan. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi., Ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Papleka ishte në stafin e bardhit kishte shkuar për gaz bardhin atje dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që kjo çështje do hetohej deri më një, dhe ti Gaz Bardh dhe cildo tjetër duhej të kërkonte hetimin e plotë. Se nëse Papleka do qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por mëse në drejtim të tij po qëllohej nuk kishte rrugë tjetër vetëm vetëmbrojtjen. Bardhi u zhduk. Komisionin hetimor e mbyllën me Taulant Ballën. E keni dëgjuar të dalë të protestojë për mbylljen e komisionit. Kur  e ke në ekip je i detyruar, jo ta braktisësh siç e braktisën këta, se donin të mbyllnin krimin shtetëror për mosveprimin e policinë", tha Berisha. 

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtorë të Policisë në Elbasanin, janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Rezulati ka dalë në përfundim të hetimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit, nga vrasja që tronditi opinionin publik, për këtë arsye ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha: Krim, Rama do që ta shpallë Shqipërinë si Escobarin e Europës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që është hartuar dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend. Berisha thotë se janë kundër legalizimit të kanabisit pasi Shqipëria është ndër vendet kryesore për kultivimin dhe sipas tij legalizimi do ta shpallte vendin tonë Escobarin e Europës.

“Kundër. Për PD dhe për shqiptarët kanabisi është krim, krim dhe vetëm krim. Të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejti të rrufeshme ngjittë në çatinë e botës për prodhimin e saj do të thotë të shpallë veten Escobar e Europës. Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros, miliarderi që ka kërkuar zyrtarisht në OKB se bashku me një president të Amerikës latine që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër dograve paçka se në SHBA vdesin 273 persona në ditë. Rama në zbatim të kësaj praktike deklaron se po legalizoj kanabisin kjo është një damkë e madhe e vendet, mbështetje e fuqishme për krimin. Ka deklaruar se do pyesë PS nëse do lejojë përdorim e saj. Anketa është gjithmonë e PS. Po bën gjithçka të shkatërroj qenien dhe identitet e shqiptarëve”, tha Berisha.