Nuk shmangën vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga struktura e armatosur e PD, arrestohen 2 zv.drejtorë të policisë dhe pezullohen 6 efektivë të tjerë të 'Shqiponjave'

TIRANË- Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Rezulati ka dalë në përfundim të hetimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit, nga vrasja që tronditi opinionin publik, për këtë arsye ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes. 

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parër që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy  të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

“Ai i ka thënë që kemi ndaluar këtë mjetin ML, ngjyrë të zezë pa targa, e cila ka brenda karta identiteti dhe po shpërndan lek nëpër votues. Në këtë moment unë i them përgjegjësit të grupit Shqiponja që shoqëroni personin në Drejtori së bashku me mjetin pa targa. Në këtë kohë plasi rrëmuja, filluan të konfrontoheshin me njëri-tjetrin dhe unë dëgjova të shtëna armësh që vinin nga mesi i pallateve jo në rrugën kryesore ku kishim qëndruar makinën ne”, mësohet të ketë deklaruar Palla lidhur me ngjarjen.

“Ai me sqaron se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, shtetas tjetër me arsyen sipas tij se ai person po bente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ai me tregoi se atij personi që kishin bllokuar i përkiste mjeti, fuoristrada e zezë të cilen ma tregoi me gisht dhe ishte ajo që cilesova më lart gjatë deklarimit. Arjani me tha se brenda në ate mjet ka para , lista emerore. Nga aty ku isha kam kthyer koken andej nga vinin krismat dhe kam vënë re se aty ishte e parkuar një makinë e vogel, veturë ngjyre e zeze, pra e parkuar tek rruga e prishur, rruga qe po riparohet. Kam vënë re duke parë mbi pjesën e sipërme të asaj veture, nga pas saj, një person i cili ishte i ulur, mbështetur ne njërin gju dhe shtinte me pistoletë pa nderprerje, në drejtim të grumbullit të personave që ishin në këmbë pranë blloqeve të betonit”, ka deklaruar Nushi ndër të tjera. Me “ai”, 2 ish-zv drejtorët i drejtohen Arbër Paplekajt, i cili ka qëlluar duk lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.

Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.  Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.
Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Çfarë ishte Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e votës
 Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, zbuloi skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhej "Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV). Lajmi u bë  publik me zë dhe me figurë nga ish- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture. Bardhit tha aso kohe se vrasësi Arber Paplekaj "ishte pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryente në ato moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtës së votës, kishin në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".  Struktura për Mbrojtjen e Votave përdorte furgonë të njëjtë si në ditën kur ndodhi vrasja në Elbasan, me të cilët ky grup paraushtarak patrullonte qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Alibeaj: Prokuroria të hetojë pse policia nuk reagoi edhe pse ishte në vendngjarje

1655720369_Screenshot11.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me masën e dhënë nga gjykata ndaj 8 policëve, të cilët ishin të pranishëm në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Alibeaj përshëndeti vendimin e marrë dhe inkurajoi policinë që të vijonte më tej me hetimet për të gjetur shkakun e mos-ndërhyrjes së policisë në atë ngjarje të ndodhur në vitin 2021.

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021.  Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike. 

Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo  me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.

Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike.  Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë?

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian", thotë Alibeaj. 

Ora 19:29
U arrestua sot, kush është Albert Nushi, ish zv.drejtor i Policisë, ishte në vendngjarje kur u vra Pjerin Xhuvani, i përfshirë dhe në dosjen ‘Babale’

Nga të dhënat e siguruara që në momentet e para pas ngjarjes, u mësua se në vendngjarje gjendej edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, sot në arrest shtëpie.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve.

Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hassan spahiu: 28/06/2022 12:45

    ATA qe nuk e ndaluan krimin ,ne Burg.Me veprim apo mosveprim ndikuan ne zhvillimin e ngjarjes.Ata qe bene krimin ,qe organizuar grupin kriminal,te bejne deklarate per futjen ne Burg te Police dhe prokurorit.Ja,kesaj i thone ndershmeri,burreri,drejtesi.Dhe keta kerkojne te ardhmen e perparme .sipas vullnetin te tyre do brohoras:-rrofte 26 maji i 1996,rrofte 1997,rrofte beteja per demokraci e 1998.Rrofte gerdecit dhe 21 janari.

    Përgjigju
  • Agjenti: 28/06/2022 12:36

    Ctu desh mer djale kishe super pune shoqerues i ambasadores amerikane shkon merresh me politike. Shijo burgun tani

    Përgjigju
    • 007: 28/06/2022 15:42

      Po nga halli o agjent Se agjenti merr 300 mije lek oficeri 500-600 Dhe me ca me i mbajt femijet?! Apo vk.. ambasada 800 mije jepte Ku ti mbash femijet e kredine e ushqimet. Kto gjera kshu do jene perhere

  • Burg perjet arberit: 28/06/2022 09:23

    Ca donte ne albasan ai malok ??? Si vret nje njeri pa arme ne dore ??? Krimineli atje te kalbet ne burg se do vinte pas gaz bardhit. Nuk rrinte shikonte femijet e hallet e tij

    Përgjigju
    • Miku qe te do te miren..: 28/06/2022 15:40

      Mos fol kshu kur se njeh Arberin dhe kur se di historine, Pastaj per malok ne elbasan e ka pa mire elbasani Se i kane perdhunu e vra brenda ne elbasan dhe ska pase bythe njeri te merret me verioret po nejse, se seshte e ndaluar me hy ne elbasan, koseni ju te elbasanit ju ka lene me barre ! Po arbri gjithsesi ska faj, historia do e tregoje Dhe mesohuni ti shani ose ti vleresoni njerezit ne sy Jo neper portale e gazeta e shkrime pa lidhje.

  • Sokoli: 28/06/2022 01:44

    Po vone ja vune prangat Albert Nushit se eshte polici me i korupuar ne vlore mbane kampjon me drogen me krimet qe jane bere qe ka mbuluar te gjithe vrasit vetem per para ne fier me bene qimen polic super i koruptuar ska zgjithe asnje ceshtje

    Përgjigju
    • Klevi: 30/06/2022 16:05

      Ju jeni ca legena , ca burra kurva qe mereni me llafe , po ku e njihni ju kte ore sju vjen turp qe thoni genjeshtra vetem per ta ulur ka 30 vjet qe punon ne polici ka ber arrestime te te gjitha llojeve pa dallim partiak dhe si ka plasur kari fare per asnje , te keni inat , te pakten ky i ka ber milionat per kte dite (si thoni ju) ju rrini mbase merni nanje lek nga komentet

    • Mandi: 28/06/2022 14:23

      shume e vertete Bert Nushi eshte polici me i korruptuar dhe shume i pasur.Ka patur direkt te beje me trafiqet ka qene shef ne vlore te anti kontrabanda dhe trafiku nderkombetar etj poste te medha ne polici.Ka miliona euro te fshehura dhe i ka fshehur mire pasi nuk ka investuar .Rri ne nje shtepi te thjeshte ne vlore por eshte miliarder.Nuk eshte njeri i mire me pak fjale ndoshta i erdhi fundi ne polici por do ti shpetoj paq se do hedhi milionat e vjedhura.

  • Elion: 27/06/2022 22:54

    Ai djali qe eshte mren duhet te dale se sben. Jo nji por grupi ktyne "elbasanllinjve" duhet te ishte zhduk i gjithi. Nder do i bonin qytetit. Imagjino ku i ka shku karshilliku sa i vejn armet nkok drejtorave te policise dhe po ky ka frike me.bo denoncim A e kuptoni ca lloj situate ka qen aty apo jo. Pse mer djal si vrave tgjithe pseeee

    Përgjigju
    • @Elion: 28/06/2022 09:03

      Ai maloku nuk duhej te ishte fare ne elbasan, keshtu qe pak e ka burgimin e perjetshem. Persa i perket ketij palo drejtori dhe atyre policeve plehra te shqiponjeve qe ishin ne vendngjarje, pak eshte burgu. Kjo ngjarje tregon se ne cfare niveli ordiner eshte policia e shtetit qe iken me vrap kur kercet pushka dhe ka dhe frike te deklaroje se kush ishin horrat qe qelluan.

    • Ardit: 28/06/2022 04:12

      O elion robte ku ti kesh me gjith ate bq qe eshte mren

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 27/06/2022 22:01

    Nendrejtoret e policise ne Elbasan gjithmone kane qene skutha.

    Përgjigju
  • Alb: 27/06/2022 21:41

    Po ai bardhi ska ndonje veper penale ne ngarkim apo vk e ha polici jeni ber shtet vk se di pse keta policet zbatojn akoma urdhrat e nje republike mafioze.

    Përgjigju
  • Feriti: 27/06/2022 19:41

    Ky edhe në foto duket një harbut! Arrest me burg dhe të pjerdhët hu gardhi ky ndytësir. E dhinë shtetin ky maskara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’