Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Paplekaj akuzohet për veprat penale "vrasje", "vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë" dhe "heqje e lirisë me dhunë".

Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi 'detyrim paraqitje' për 9 anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD. Janë lënë të lirë Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Sakaq Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën detyrim "detyrim paraqitje" edhe për Eldjo Bekon, i akuzuar për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Kelmend Xhaferri.

Ka qenë prokuroria e Elbasanit ajo që ka kërkuar rishqyrtim të masave të sigurisë për të gjithë pjesëtarët në këtë ngjarje për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan kishte dhënë si masë sigurie atë të ‘detyrimit me paraqitje’.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heroi: 25/05/2021 16:21

    Rri ne burg te te q.het nona per bardhen e lules.aty rri te qr bej burgun e sta bejne pall. E po dole e di qe duhet te ruhesh che kete ta beri injoranca jote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja