Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prangoset në sallë dëshmitari në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e krimit

ELBASANNë sallën e gjyqit të mesditës së djeshme është vënë në pranga një nga dëshmitarët e procesit gjyqësor kundër Arbër Paplekaj. Donald Zane, u ndalua pasi dha dëshmi të rreme para gjykatës.

I riu është mik i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ndodhej në të njëjtën makinë ku ky i fundit u ndalua nga grupi i ashtuquajtur “mbrojta e votës” i ngritur nga Partia Demokratike. Si pasojë e përplasjeve, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit që solli tragjedinë e vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Donald Zane, ka pasur deklarata kontradiktore gjatë fazës së hetimeve në prokurori dhe ditën e djeshme ku është thirrur si dëshmitar para Gjykatës së Elbasanit.

 Kujtojmë se Greca u akuzua se po blinte vota për PS-në, gjë që më pas shkaktoi edhe përplasjen me armë që solli vdekjen e mjekut Xhuvani. Greca nga ana tjetër i ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij duke deklaruar se ishin të pavërteta dhe duke shtuar se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.  Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.  Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 29/06/2023 19:12

    Arbër Paplekaj ështe nje vrases i rrezikshem profesionist. Ne Elbasan vrau me dashje nje njeri të pa armatosur ne rrethana politike. Sipas Kodit Penal ky person me rrezikshmeri te larte shoqerore duhet te denohet "Me Burgim te Perjetshem".

    Përgjigju
  • e drejta: 21/03/2023 12:12

    TANI E KA RADHEN GAZ BARDHI.....

    Përgjigju
  • Loran: 16/03/2023 10:53

    Tamam gabel Elbasani qe ne surrat duket lyra ca mund te jet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë