ELBASAN- Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit 2 vite dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun,  Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Avokatja e familjes Xhuvani thotë se Prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për 3 furgonët e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së si dhe për faktin se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur. Kanë qenë këto dy detaje të reja që kanë nxitur prokurorinë të bëjë kërkesën e re për 6 efektivët, gjë që pritet të shqyrtohet më 24 shkurt. Gjatë seancës së kaluar Report TV mësoi se gjatë dëshmisë së tyre policët pranuan se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen.  Mes dëshmitarëve ka qenë edhe një person i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Çfarë ndodhi më 21 prill të 2021:
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur

 

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.

““Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokate Tahiraj – sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes  së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”- tha avokatja e familjes Xhuvani.