TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga truproja i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit ditën e sotme në Elbasan.
Rama i quan këto akte dëshpërim të humbësve, që kërkojnë të bëhen gjarpër rreth këmbëve të shqiptarëve.
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!” shkruan Rama.
Ky reagim vjen pas atij të presidentit Ilir Meta ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha nuk ka reaguar ende. Ndërkohë më herët ka reaguar edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, i cili tha se provokimet kanë autor PD dhe Metën, duke hedhur akuza se në çdo cep të Shqipërisë kanë zbarkuar grupe paramilitare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën në takimin elektoral nga Njësia 3, këtë pasdite komentoi ngjarjen e rëndë ndodhur pak më parë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani. “E nisën me armë dhe po e mbyllin me armë”, tha Veliaj.
“E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një president republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s’funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë “merrni armët”.
“Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë – Me pisqollë zgjidhen gjërat – dhe kur presidenti i republikës del dhe bën thirrje non – stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota”, u shpreh Veliaj.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga PD dhe presidenti Ilir Meta, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, sipas së cilit ato janë autor të këtyre provokimeve me pasoja fatale. Nga Elbasani, pas vizitës së në spital të efektives së plagosur, Balla hodhi akuza të forta duke thënë se në çdo cep të Shqipërisë janë shpërndarë grupe paramilitare. Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të ruajnë qetësinë.
" Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve,m që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t'ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t'i ndëshkojmë më 25 prill", tha Balla.
Puna eshte se askush s'ka bythe te vere drejtesei e rregull. Ne Shqiperi komandon tjeterkush qe eshte shume e shume here me i forte se kushdo. Po te ishte ndryshe, banda e te ashtuquajturave parti pd e lsi, do te kishin dale me kohe jashte loje, si grupime kriminale me rrezikshmeri te larte shoqerore. Kryetaret e tyre duhej me kohe te arrestoheshin e te vareshin apo te pushkatoheshin para gjithe popullit dhe organizatat kriminale pd e lsi te shkriheshin e te shpalleshin "JASHTE LIGJIT".
PërgjigjuTmerr,sikur të ishin ndryshe në të kundërt,Rolet e protagonisteve?!..tani Diversantët e PD sé do i kishin vene flaken e kallur krejt Shqiperinë?!
PërgjigjuAman vetem qetesine mos e humbisni. Strukturat tuaja duhet te punojne me te forta ne drejtim te masave qe na meson partia dhe udheheqesit e saj. Ca me databaza, ca mitroloze, ca me karta ID dhe ca me para. Ore na thoni te mos veme fare per te votuar. Ju i keni numerat tone te targave, verini vete neper lista zgjedhore, ndajini si te doni dhe numerojni vete. Pse na merrni ne qafe si popull.
PërgjigjuKur flet dhe ti mor kurve e poshter,mor kopil e klysh kopili,te erdhi fundi gjon fusha,dhe ty or kurve e pshtire
Përgjigju