Vrasja e pjesëtarit të EULEX-it
Ban ki Moon kërkon kapjen e autorit
Shefi i OKB-së duke shprehur ngushëllime familjes së pjesëtarit të vrarë të EULEX-it, ka kërkuar hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse që autori të dalë para drejtësisë.
PRISHTINË - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të misionit EULEX-it në Zveçant dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të këtij krimi. Kjo bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Në ketë njoftim, shefi i OKB-së duke shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së pjesëtarit të vrarë të EULEX-it ndër tjera ka kërkuar hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës, që autorët e “këtij akti të rëndë” të nxirren para drejtësisë.
Po ashtu thuhet se UNMIK-u do të ofrojë mbështetjen e plotë në zbulimin autorëve të veprës.
Ban Ki Mun ka nënvizuar se prezenca ndërkombëtare në Kosovë ka rol të rëndësishëm, dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë në hetimin e vrasjes dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes për EULEX-in dhe pjesëtarët e tjerë të misioneve ndërkombëtare.
HETIMET, ENDE ASGJË E REZyrtarët e EULEX-it dhe institucionet e hetimit nuk kanë zbuluar asnjë detaje rreth sulmit pasi sipas tyre, këto veprime nuk janë në interes të hetimeve dhe as të situatës së brishtë në Kosovë. Rruga ku ka ndodhur vrasja është zhbllokuar, raporton Koha.
Një pjesëtar i misionit EULEX nga Lituania, i cili kryente punën e doganierit në veri të Kosovës, është vrarë dje me armë zjarri, në një pritë në afërsi të Zveçanit. I vrari është 35- vjeçari Audrius Senaviqius, i cili ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59