Vrasja e Plarent Canit, Dëshmia:
Zbriti nga motori, qëlloi disa herë

Vrasja e Plarent Canit, Dëshmia:<br />Zbriti nga motori, qëlloi disa herë
DURRES - Shqiptarja.com sjell dëshminë e pronarit të lokalit ku po qëndronte Plarent Cani në momentin e ekzekutimit mëngjesin e djeshëm pranë sektorit “Teuta” në Durrës.

“Ishte një motorr i madh. Në atë moment unë dëgjova zhurmën kur u nis me shpejtësi të madhe. Të dy personat ishin me kaska mbrojtëse në kokë. Nuk munda ti dalloja. Ndaluan motorrin afër trotuarit, njëri zbriti, dhe u drejtua nga tavolina e cepit ku ishte biznesmeni bashkë me shoferin e tij. E qëlluan shumë herë dhe më pas ikën me shpejtësi”. Dëshmoi në polici pronari i lokalit, ku ndodhi edhe vrasja e 40-vjeçarit Plarent Cani.

Neki Qypi, ka dëshmuar se ai ka dëshuar krismat kur qënë në banak dhe kur ka dalë jashtë ka parë të shtrirë në tokë biznesmenin. Ai ka treguar se 40-vjeëari ka qënë ulur në tavolinë bashkë me shoferin e tij, duke pirë kafen e mëngjesit. Sipas tij në fillim ata kanë qënë të shoqëruar me ustallarët të cilët po merreshin me ndërtimin e pallatit. “Ishin punëtorët, të cilët punojnë për ndërtimin e pallatit, dhe pronari bashkë me shoferin e tij. Ata po pinin kafen e mëngjesit dhe po bisedonin për punën dhe për ndërtimet që po bëhëshin në pallat” dëshmoi Qypi në polici.

Pronari i lokalit thotë se më pas punëtorët janë larguar dhe 40-vjeëari ka mbetur vetëm me shoferin e tij. Ndërsa lidhur me identitetin e autorëve Qypi ka deklaruar se ata kanë qënë në një motorr të madh dhe se ai ka dëgjuar zhurmën kur motorri është nisur me shpejtësi. “Pashë dy persona me motorr dhe që të dy ishin me kaska mbrojtëse në kokë. Nuk munda që ti dalloja. Por, unë mendoj që të dy përsonat kanë pritur që të ikin punëtorët dhe kanë qënë gjatë gjithë kohës në vëzhgim.” thotë Qypi.

“Më pas ata ndaluan motorrin afër trotuarit, njëri zbriti, dhe u drejtua nga tavolina e cepit ku ishte biznesmeni i ndërtimit bashkë me shoferin e tij. E qëlloi disa herë dhe pastaj ikën me shpejtësi me motorrin e tij” përfundon dëshmia e pronarit të lokalit për blutë e Durrësit. Gjithashtu për E ka qëlluar disa herë. Më pas u larguan me shpejtësi.

Për atentatin ndaj biznesmenit Plarent Cani policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe të tjerë persona të cilët kanë mundur të shohin se çfarë ka ndodhur. Në ndër dëshmitarët është edhe shoferi i Canit. Shoferi ka dëshmuar në polici se 40-vjeëari ka qënë i qetë mëngjesin kur u ekzekutua dhe ka biseduar për probleme pune me të.

EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE: “PLUMBAT KANË PASUR AFËRSI NË GODITJE”
Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se plumbat kanë pasur afërsi në goditje. Dy plumbat që e kanë kapur në gjoks, po ashtu dhe dy plagët hyrëse në kokë kanë rezultuar afër e afër.

Në gjoks distanca e goditjeve ka qenë rreth 4 cm larg njëra-tjetrës, pasi trupi i viktimës ka qenë në pozicion statik në tavolinë në momentin e goditjeve të marra. Ndërsa dy goditjet në kokë janë rreth 5 cm larg njëra-tjetrës dhe kjo nga vetë dinamika e marrjes së goditjeve në momentin e rënies së trupit drejt dyshemesë. Ai është qëlluar dy herë pas veshit të majtë. Plagët e marra nga viktima Cani sipas mjekëve specialistë kanë qenë të katërta tejpërshkuese.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu