Vrasja e Plarent Canit në Durrës
hetohet pista hakmarrjes

Vrasja e Plarent Canit në Durrës<br />hetohet pista hakmarrjes
TIRANE - Ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët e vrasjes së Plarent Cani biznesmenit i cili u ekzekutua dy ditë më parë në sektorin “Teuta” në bregdetin e Durrësit. Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit, policia nuk ka të dhëna zyrtare për autorët e këtij krimi dhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.

Por, ata bëjnë me dije se në komisariat janë shoqëruar 40 persona në lidhje me vrasjen e Canit. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit është mundësia e ndonjë konflikti të mundshëm të biznesmenit në Itali, në lidhje me trafikun e drogës.

Ndërkohë që dëshmitarët kanë deklaruar se dy persona me një motor Skuter, të armatosur dhe me kaskë në kokë i janë afruar lokalit ku ndodhej viktima në shoqërinë e shoferit të tij. Njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Canit, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe autori i krimit ishte 1 e 75 cm i gjatë.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes nga e shkuara e tij në Itali, pasi ai ka qenë anëtar i një prej klaneve më të forta të trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe dyshohet se e ende nuk i kish mbyllur problemet me të kaluarën. Ndërkohë autoritetet shqiptare presin informacione nga policia italiane në lidhje me aktivitetin e Plaurent Canit në shtetin fqinj.

HETIMET

Atentati i cili i mori jetën biznesmenit të ndërtimit Plarent Cani mëngjesin e së hënës në Durrës ka ngritur shumë pista hetimi, ndërsa pritej që ditën e djeshme provat materiale, si dhe dëshmitë e mbledhura t’i bashkëngjitën fashikullit të dosjes hetimore që ka hapur Prokuroria e Durrësit. Burime nga grupi hetimor thanë se pritet që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit e cila është organi përgjegjës për vazhdimin e hetimeve. Në fazën paraprake të hetimit janë marrë dëshmitë e dy personave të cilët kanë parë ngjarjen, si dhe shoferit të vetë biznesmenit, i cili ka qenë personi i fundit në shoqërinë e Canit.

Njëkohësisht, oficerë të policisë gjyqësore dhe eskpertët kriminalistë kanë sekuestruar sendet personale të Canit të cilat do të shërbejnë për hetimin. Po të njëjtat burime, saktësuan se një provë e rëndësishme nga ku besohet se mund të hedhë dritë mbi ngjarjen janë dhe telefonat që përdorte viktima, ku pas mbërritjes së tabulateve telefonike do të shihen komunikimet dhe personat me të cilët Cani kishte marrëdhënie.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca