Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e quan të domosdoshme realizimin e një analize tërësore mbi atë çfarë ndodhi dje në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në një intervistë për Report TV, Haliti thotë se manastiri i Banjkës ku u strehua grupi kriminal që shkëmbeu zjarr me policinë e Kosovës por dhe një manastir tjetër janë të mbushur me armë

“Ai manastir dhe një manastir tjetër janë të mbushur plot e përplot me armë që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Është e domosdoshme të bëhet analizë. Është e rëndë se ka të vrarë nga policia e Kosovës, ka të vrarë nga ato forcat të cilat për veten time nuk mund të them saktë kush janë por sipas informatave thuhet se janë vullnetarë të pjesës veriore të Mitrovicës. Interesi jonë por dhe i serbëve të Kosovës është të bëhet analizë dhe të mos përsëriten më” tha Haliti për emision “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.
Edhe deputeti i PDK-së beson se grupi kriminal ka vepruar në dijeninë e Vuçiç
“Nuk besoj që është vepruar pa dijeninë e Vuçiç. Kam dëgjuar analistë serbë që në Mitrovicën e Veriut ka përfaqësues të forcave Wanger”

