Tiranë- Armand Gugaj, 34 vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi theu masën e sigurisë arrest me burg dhe u prezantohej qytetarëve si agjent imobilar.
Ai u arrestua në teka lëvizte me makinë në rrugën “Kastriotët”.
Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas denoncimit së një qytetareje. Kjo e fundit i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira.
Gjatë kontrollit në makinë blutë gjetën 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ‘Dhuna në familje’”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










