Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.
Përvec thirrjes për të përballur kriminelët me drejtësinë, ai ka theksuar edhe nevojën e thirrjes së një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen BE-së për marrjen e masave për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës.
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, ka shkruar Rama.
Lajmi kryesor:
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
65.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20