Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë të shtunën dhe të dielën Kosovën. Lajmin për vizitën e Vuçiçit në Kosovë e ka publikuar “Tanjug”. Vuçiç do të vizitojë të shtunën dhe të dielën Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën, për të biseduar me serbët lokalë.
/Shqiptarja.com
Vizita e Presidentit serb vjen në një moment shumë delikat, pasi sot është vrarë lideri i serbëve në Mitrovicë, Ivanoviç. Vrasja ka shkaktuar reagime të shumta në rajonin e Ballkanit.
d.b/shqiptarja.com








