AMSTERDAM- Kur janë bërë mbi 16 muaj nga vrasja e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë Festim Lato, autoritetet holandeze i janë rikthyer hetimeve për të zbuluar më shumë për vrasjen makabre e cila deri më tani ka mbetur një mister.

Nga kjo e hënë deri dje pasdite hetues dhe palombarë janë parë në kanalin ku u gjet trupi i copëtuar i 43-vjeçarit Festim Lato në Amsterdam, si edhe në shtëpinë ku ai qëndronte, për të bërë të mundur gjetjen e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Festim Lato u gjet i vrarë dhe trupi i tij i copëtuar u gjet në 19 korrik 2019 në kanalin Amsterdam-Rhine pranë Loenen aan de Vecht.

43-vjeçari Lato ishte një biznesmen dhe një figurë e njohur pasi ishte vetëshpallur si president i krahinës së Çamërisë dhe bënte thirrje për çlirimin e saj.

Ndërkohë që një nga arsyet e vrasjes së Festim Latos mund të jenë edhe borxhet e shumta që ai kishte në persona të ndryshëm.