Vrasja e biznesmenit shqiptar në Londër/ Cila është banda që qëndron pas ngjarjes, përdorte të njëjtën taktikë vrasjeje

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Londër/ Cila është banda që qëndron pas ngjarjes, përdorte të njëjtën taktikë vrasjeje

Flamur Beqiri, bashkëshortja Debora dhe shtëpia e tyre

ANGLI- Vrasja producentit shqiptar Flamur Beqiri, i njohur si Alex, në derën e shtëpisë ka ngritur pika dyshimi në hetimet e policisë.

Ai ka qenë një perj personave më të kërkuar në Angli, pas bashkëpunimit me një prej bandave kriminale më të kërkuara suedeze.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua vazhdimisht nga një person jashtë shtëpisë së tij prej 1.7 milion £ në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, para gruas dhe fëmijës së tij të vogël.

Scotland Yard po heton nëse ai ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të tij me grupet e krimit të organizuar në qytetin e tij të lindjes Malmo.

Sipas burimeve, ai bashkëpunonte me një bos të bandës, i cili kishte  grupin rival, të njohur si “Los Suecos”, që do të thotë "suedezët".

Sipas “Mirror”, ta dyshohen se kanë porositur, grabitje, rrëmbime, në qytete, restorante në plazh dhe kanë patur edhe përplasje me armë në depot e bombave të rivalëve.

Drejtuesi Amir Mekky, 22 vjeç, aktualisht është në arrati pasi i shpëtoi një sulmi nga 120 policë spanjollë në nëntor të vitit që lamë pas.

Pesë muaj më parë Mekky u qëllua në këmbë ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij u vranë në Malmo.

Goditja mendohet të jetë porositur nga banda e lidhur me shqiptarin, ku bënte pjesë edhe Naief Adawi, i njohur për kontrabandë masive të kanabisi, sipas thonë burimet suedeze.

Shefi i policisë Marcos de Miguel, nga njësia e krimit të organizuar në Kosta del Sol, e përshkroi Mekky si person shumë të rrezikshëm pasi dha urdhër për arrestimin e tij.

Scotland Yard në Angli, nuk pranoi të thotë nëse ata po punojnë me policinë spanjolle si pjesë e hetimit të fundit për vrasjen.

Agjencia Kombëtare e Krimit, përgjigjja e Britanisë ndaj FBI-së, kuptohet se po ndihmon oficerët e skuadrave të vrasjeve për t'u lidhur me forcat e huaja.

Ndër vrasjet spanjolle të lidhura me “Los Suecos” ishte vrasja e vitit 2018 e trafikantit të kokainës David Ávila Ramos, 37 vjeç, i njohur si “Maradona”.

Ramos u qëllua për vdekje në ceremoninë e parë të bashkimit me djalin e tij.

Ashtu si Beqiri, ai u vra para gruas së tij dhe fëmijëve të vegjël që ishin në makinë me të kur u qëllua.

Sofiani Ahmed Barrak është një 34 vjeç, i njohur si “El Zocato”, i cili u qëllua nëntë herë në një vrasje të dytë që “Los Suecos” që dyshohet se ka kryer.

Barrak ishte një nga personat kryesorë të hashashit maroken në Evropë kur u mashtrua të takonte një të dërguar jashtë shtëpisë së tij në zonën El Campanario të Estepona dhe u vra.

Policia spanjolle ka lidhur më parë “Los Suecos” me “Ridouan Taghi”, një holandez i trashëgimisë marokene, thuhet se është përgjegjëse për 20 vrasje.

Taghi, kreu i bandës "Engjëjt e Vdekjes”, ishte njeriu më i kërkuar i Hollandës kur u arrestua në Dubai muajin e kaluar si pjesë e një lëvizje të madhe ndërkombëtare.

Inspektorii Jamie Stevenson, nga Scotland Yard dhe ekipi i tij po hulumtojnë nëse vrasja e Beqirit ishte një "sulm i synuar".

"Ne besojmë se Flamur mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë kriminalitet në Suedi dhe janë në ndërlidhje me homologët tanë suedezë për t'u përpjekur të kuptojnë se nëse ka incidente që mund të ketë qenë që mund të ketë çuar në dikë që kërkon ndëshkim kundër Flamur në Mbretërinë e Bashkuar", është shprehur ai.

Shoku i Naief Adawi, 33 vjeç, u vu në shënjestër në një konflikt bandash, para një dyqani në Malmo, në gusht.

Në vitin 2008  Beqiri u emërua si një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët pretenduan se ai ishte pjesë e një sasie prej 2 milionë paund që kishte kontrabanduar.

Akuzat për drogë u rrëzuan më vonë dhe ai u  shpall fajtor për trajtimin e paligjshëm të mallrave të kontrabanduar përfshirë cigare dhe alkool dhe u dha një dënim me kusht.

Shumë prej kriminelëve janë zjxvendosur nga Spanja për në Dubai, ku është më e lehtë për të shmangur ekstradimin dhe paratë e paligjshme mund të "pastrohen" përmes pasurive të paluajtshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan_Tironci: 05/01/2020 00:45

    Eshte kjo nje qender basti apo nje Gazete serioze??? Duket me teper si bastet angleze. Jo do rrezohet Trump ne senat..apo...!!!!? Kujt I plas per turkun??? Sa I plasen turqve per Izet Haxhine!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja