Vrasja e producentit Flamur Beqiri/ Daily Mail: Pse Britania e mbylli njërin sy për kriminelin shqiptar?

Vrasja e producentit Flamur Beqiri/ Daily Mail: Pse Britania e mbylli njërin sy për kriminelin shqiptar?

Flamur Beqiri me gruan

11 ditë nga vrasja e shqiptarit nga Kosova, Flamur Beqiri në Angli ende nuk ka një person të arrestuar. 36-vjeçari po shoqëronte gruan dhe djalin e tij në shtëpinë e tyre në prej 1.8 milion £ në një nga rrugët e famshme të modës Battersea në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00 në prag të Krishtlindjes kur një njeri i vetëm doli si hije dhe e vrau. Fqinjët dëgjuan pesë të shtëna. Katër, në vazhdimësi.  Pasi ra në tokë, një plumb u shkarkua në kokën e tij në distancë të afërt.

Vrasësi pastaj u largua me shpejtësi. Beqiri mbeti mes pellgut te gjakut  ndërsa gruaja e tij, Debora Krasniqi, bërtiti për ndihmë. Pavarësisht përpjekjeve të një infermiereje që jetonte aty pranë dhe një ekipi mjekesh qe mbërritën me shpejtësi me ambulance, ai humbi jetën. Pista ku po hetohet është e kaluara e tij kriminale në Suedi dhe larja e hesapeve me bandat e drogës. Media britanike, Daily Mail ka publikuar një shkrim ku kritikon autoritetet se përse mbyllën njërin sy duke lejuar sipas tyre një kriminel që të vinte nga Suedi dhe të bënte një jetë luksoze në Londër.

"Emigranti me origjinë shqiptare prej me shumë se një dekadë më parë ishte nje nga njerëzit  më të kërkuar në Suedi, vendi ku ai u rrit. Ai dyshohej se ishte pjese e nje bande ndërkombëtare droge të kapur me kontrabandë kanabisi me një vlere prej 2 milionë £. Ai u arratis për gati dy vjet, por përfundimisht iu dorëzua policisë suedeze. Pas një periudhe të shkurtër paraburgimi dhe një mosmarrëveshje të çuditshme juridike, ai u lirua nga veprat penale të drogës, por u dënua për akuza të vogla, me dënim të pezulluar dhe gjobë, dhe u lejua të ishte i lire.

Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë rifilluan tregtinë e tyre fitimprurëse kriminale por ata ranë në një luftë territoriale me grupe rivale duke u përpjekur të kontrollonin rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, deri në vendlindjen e Beqirit, Malmo. Ndërsa mosmarrëveshjet me rivalet u intensifikuan, shumë miq të tij iu kthyen ne armiq dhe vitin e kaluar njeri prej tyre edhe u vra. Nderkohe Beqiri ishte në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte marrë rezidencë në Londër qe në vitin 2015 ku dhe kishte marre kërcënime me vdekje. Një burrë i pashëm dhe elegant u zhvendos në ambiente e glamour.

Njëra nga dy motrat e tij ishte edhe modele e veshjeve te brendshme, kishte influence ne mediat sociale, ishte e martuar me portierin e Manchester United, Anders Lindegaard në vitin 2014, dhe dy vjet më vonë ajo luajti në një serial televiziv. Permes saj Flamuri u takua me gruan e tij te ardhshme Debora, një zeshkane e cila është e apasionuar pas publikimit të imazheve në Instagram të pushimeve ekzotike, makinave luksoze dhe udhëtimeve për shoping. Dasma e tyre, në tetor 2018, ishte jashtëzakonisht luksoze në Liqenin e Como në Itali. Veshja e nuses ishte magjepsëse, të ftuarve iu dhanë cigare kubane me emrin e çiftit. Vlerësohet të ketë kushtuar më shumë se 1 milion. Por pas kësaj fasade magjepsëse kishte pikëpyetje pa përgjigje që u sollën në fokus pas vrasjes në prag të Krishtlindjes.

Pse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të dënuar kriminel, me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shtetasit suedez, si shtetas të BE-së, lejohen të punojnë këtu pa vizë?  Si menduan autoritetet që ai kishte krijuar paratë për të financuar stilin e jetës së tij dhe t'i lejonte të blinte një pronë luksoze? Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave kanë lëvizur shuma të mëdha parash? Në kërkimin e përgjigjeve, duhet të kthehemi në mesin e viteve 2000, kur Beqiri, i njohur për miqtë si Aleks, jetonte në Malmo" shkruan Daily Mail.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki