8 muaj burg pa faj për vrasje, lirohet 18-vjeçari! Gjykata e Korçës: Fija e flokut e gjetur te thika s'i përket të riut

KORÇË- Pas 8 muajsh hetime, gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duçi nga fshati Mborje. Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga arrest me burg me detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN-së së një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e 18-vjeçarit tha se djali u mbajt padrejtësisht për 8 muaj në burg pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që policia të gjejë autorin e vrasjes së 45 vjeçarit Duçi me të cilin janë edhe kushërinj. Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm dhe këte e tregoi edhe vendimi i gjykatës.

Në 19 dhjetor të vitit te kaluar, u gjet i vrarë me thikë para dyqanit të tij në fshatin Mborje Flamur Duçi. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18 vjeçarin Devis Hoti,i cili sipas grupit hetimor ishte konfiktuar me viktimën për motive banale.

Viktima Flamur Duçi

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2020 22:48

    N.q.s.ADN e ka nxjerre te pafajshem,atehere pse /detyrim paraqitje/?!

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 27/10/2020 16:45

    8 muaj burg kot,

    Përgjigju
  • Ligji: 27/10/2020 13:55

    Si mund te mbahet ne burg nje njeri 8 muaj vetem per nje analize ADN-je te munguar? A duhet te akuzohet prokurori dhe opgj-ja per heqje te paligjshme te lirise? A kuptoni o njerez sa e rende eshte kjo gje? Horrat e politikes dhe adminustrates se koruptuar dalin pa lagur dhe statiskat mbushen me keto maskaralleqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës