Vrasja e protestuesit në Vlorë që
ndezi protestat në gjithë Shqipërinë

Publikimi i videove të arkivit të Associated Press ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje vitin e trazuar 1997. Në videon e mëposhtme paraqitet varrimi i 30-vjeçarit nga Vlora, Artur Rustemi, viktima e parë pas një muaji trazirash që erdhën si pasojë e shembjes së firmave piramidale në shkurt të ’97-s. Rreth 40 mijë veta morën pjesë në varrimin e Rustemit, i cili u vra me një plumb gjatë protestës së qytetarëve që kërkonin kthimin e parave. Në video dëgjohen thirrjet e të pranishmëve në ceremoninë mortore, të cilët thonë: “E vrau policia se kërkoi paratë e tija”.

Në video jepen momente nga seanca parlamentare në të cilën u shty votimi i masave të propozuara për të vënë nën kontroll protestuesit në Vlorë. Masat parashikonin ndërhyrjen e ushtrisë për t’u dhënë fund protestave që e kishin origjinën në humbjen e rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

Deputetët e pranishëm në sallë, mes të cilëve edhe disa demokratë, e kundërshtuan propozimin me frikën se turmat do të zemëroheshin akoma më keq dhe gjithçka do të përfundonte me gjakderdhje.

Fatkeqësisht frika e tyre do të rezultonte një parashikim ogurzi. Vendi u fut në një spirale protestash të dhunshme, të cilat lanë pas mijëra të vrarë e të plagosur dhe miliona dollarë dëme. /Marrë nga "Shekulli"/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’