Po ashtu të dyja letrat në fund shënojnë 4.4.44. Ndërsa diku në letër ajo i shkruan: “Për çështjen e delegatëve në Kongresin e Rinis Antif. Jugosllave të ka shkrue Tarasi. Un u mpreha mjaft, por s’fitova gjë…”, i shkruan Nexhmije Xhuglini Nakos duke na lënë të kuptojmë se ajo është në dijeni se çfarë i ka shkruar atij Enveri.
Por edhe në mos paçin qenë bashkë, duket se janë marrë vesh për qëndrimin që do të mbajnë ndaj kësaj ngjarje, ndërsa kritikojnë Xhaken si përgjegjës që si dha dorën Ramizesë në momentin kur duhej ta bënte. Kjo kritikë në adresë të Xhakes, duket si një paralajmërim për autokritikën “e forte” që ky i fundit, një personazh i kudo ndodhur në këtë histori do të bënte vetëm 11 ditë pas letrave të çiftit Hoxha.
Si letra e Nexhmijes ashtu edhe autokritika e Xhakes, që po ashtu po e sjellim të plotë, meritojnë një hetim dhe analizë të hollë, për detaje që mund të lidhin shumë fije të padukshme të historisë tragjike të Ramize Gjebresë. Për lexuesit po i sjellim të plota, me shpresë se shumë pseudonime si Shpuza, Hyseni, Halimi, etj si edhe porosi me nënkuptime, do të zbardhen pak nga pak edhe në vijim të kësaj dosje.
I dashur shok,
Me pak vështirësi munda të arrinj në vendin e caktuar. Kam një javë e ca që jam këtu, po akoma s’jam shtruar mirë të jap e të marr për sa jam ngarkuar, pse këta kanë qenë shumë t’okupuar. Me gjithë atë kam përfituar mjaft pse kam takuar shumë shokë që kishin ardhë për kursin; po të kisha ardhë ca më parë do të arrija dhe kursin. Jemi këtu me Shpuzën. Përveç të tjerave ne kemi biseduar, veçanërisht si antarë të K.Q. të R. për çështjen e hidhur të Interesantit. Që të dy nuk jemi aspak d’akord për pushkatimin e saj, e gjejmë si dënim të ashpër dhe të pa peshuar.
Duhet të të them, shoku Nako se me letrat që erdhën nga Vlora kur isha atje, kisha një letër nga Xhakoja ku më komunikonte ngjarjen e Interesantit dhe më thoshte që të t’a komunikoja ty. Por un nuk pata guzimin të t’a them, tue dijtë se ti kishte mjaft preokupacione për punën e Partis, ishte nervoz dhe i dobët dhe se aj komunikim do të të shkaktonte nji tronditje shpirtrore. Un mendonja që do t’isha un që do t’i raportonja K.Q. të P. këtë gjë dhe as për nji për qind nuk më shkonte në mend për nji vendim të tillë. Sigurisht kjo më dëshpëroi mjaft, por ish punë e mbaruar.
Un jam e bindur që ti do të qëndrosh i fortë përpara kësaj ngjarje të hidhur e që ti do të punosh më me vullnet, të jesh këshilltari i palodhur i Komitetit t’onë dhe drejtuesi i rinis. Ti e sheh se sa punë e sa edukatë duhet për shokët e partis, për udhëheqësit e saj e jo më sa punë duhet për brumosjen e mirë të rinis s’onë, me nji frymë e edukatë vërtet komuniste. Ne komunistat në çdo situatë e moment jemi të lumtur pse kemi gjithnjë një gjë të lartë e të dashur që mund t’i a konsakrojmë jetën t’onë, kemi Partinë t’onë që pret shumë nga ne. E sigurisht ti në këto momente do t’a duash Partinë më shumë se kurrë dhe do të mendosh për të më shumë se më parë.
Kam mjaft për të shkruar, por kurieri nuk pret shumë dhe në u vonuam që të shkruanim qarkoren që po të dërgojmë. Për gjith sa shtrohet aty kemi biseduar me K.Q. dhe na u këshillua nga ay. Shikoje dhe ti, shumzoje dhe dërgoja Shkodrës, Elbasanit, shokëve të Durrsit, sa për të tjerat i nisim ne këndej. Po të kesh ndonji vërejtje që ne nuk e kemi vënë në duk lajmërona sa më parë.
Duhet t’organizojmë Kongresin e Rinis Antifashiste, ne po mendojmë për këndej ti për në Veri. Lajmëro të pregatiten e të caktojnë delegatët. Për referatet do merremi vesht më vonë. Bashkë me qarkoren shkruaju nga një letër. Rinija vete mjaft mirë e sidomos në Brigada.
Për çështjen e delegatëve në Kongresin e Rinis Antif. Jugosllave të ka shkrue Tarasi. Un u mpreha mjaft, por s’fitova gjë. Mendo dhe ti për delegatët dhe para se të nisen udhëzoi mirë e mirë. Ti e din vetë ma, mos na turpërojnë...
Un nuk e di kur do ë kthehem atje, por sa ma parë, por tashti që po ikën Shpuza mund t vonohem ca. Me 8 të këtij m. kam lënë një pjekje me Xhakon në Përmet. Atje ësht dhe Alimi.
Po të shkruej copa copa pse po nxitohem. Me Shpuzën mund të dërgoj fjalë mbi sa kam marrë shënime e raporte. Më shkruaj dhe mua. Si jeni andej? Si vete rinija, gratë? Shif se mos bëjnë gratë ndonji trakt për 7 Prill se kur ika kishin propozuar dhe un nuk ju përgjegja.
Thuaj dhe Hysenit për nxjerrjen e shokëve që kërkojnë se na bënë qepaze.
Të fala të gjithëve, Lames, Hysenit e të tjerëve të rinis. Gjithashtu dhe familjes ku rrini dhe nga shtëpija t’ime po të mundeni.
Të fala shoqnore
Delegat
4/IV/44
ARKIVI QENDROR I P.P.SH.
Nr. 88 dat. 3.12.1962
Autokritika e persekutorit
Xhaka: Propozova dënimin e Ramizesë se s’doja përgjegjësi
Letra autokritikë e Xhakes (Ramadan Xhandolli) dërguar shokëve të Komitetit Qëndror, ku shfaq sipas tij pendesë për pushkatimin e Gjebresë
Letra e plotë
Të dashur shokë!
Që nga Tetori i 43së dhe deri në Prill të 44ës, siç dihet ishja dërguar me urdhër të Q.R. për të ndihmuar qarkorët e rinisë Vlorë Gjinokastrë. Për punën që kam bërë atje kam vënë në dijeni me anë letrash atë Komitet, dhe për hollësira munt spjegohemi dhe me gojë. Këtu vetëm po kufizohem në të metet që kam pasur dhe në gabimet që kam bërë gjat kësaj kohe.
I) Nuk kishja kuptuar mirë përsa i takon popullarizimit të Rinis Komuniste, ekzistenca dhe rroli i kësaj organizate karshi rinis anti fashiste, kish mbetur po thuajse e fshehur dhe nuk ishte popullarizuare. Mendimi im i gabuar ishte që të mos flasim mbi rininë komuniste përpara rinis anti fashiste, pse të rinjtë anti fashiste do të ndienin një ofendim që nuk bënin pjesë në rininë Komuniste, mbassi ata e quanin vehten K., por që të futeshin në organizatë skishin cilsit e një të riu Komunist; ky ishte keq kuptimi tim dhe mendimi tim i gabuar, deri sa nji gjë e tillë konstatohet prej shokut Sali (Mugosha shën. redaktorit), i cili me shkruante nji letër dhe mbas kësaj letre ashte popullarizuar Rinija Komuniste, heroizmat e saja dhe kuntributi që dha në Bashkimin e Rinis Shqiptare.
II) mbas konferencës së parë të Rinis Anti Fashiste të Qarkut të Gjinokastrës, ku u zgjoth komiteti anti fashist i qarkut, u nisa për të ndihmuar Ramizenë në konferencën e Vlorës, e cila u bë në luftë e sipër. Ka qenë aty nga 17 Dhjetori. Letrat që kishim nga Qendrori i nise të shkrojtura në nandur dhe të mrritura mbas nji muaji na thoshin, të bënim sa më parë konferencën e qarkut, pse mbrenda Dhjetorit ose më parë duhesh të bënim konferencen e vendit.
Ramizeja dhe unë dukë marrë para sysh mungesën e lidhjeve me Q.R. dhe vonesën e letrave mendonim se letra do te ishte në udhëtim dhe vonesa e letrës do të bënte që këto dy qarqe do të mos merrnin pjesë në konferencën e vendit; vendosëm të nisemi bashkë me delegatet për në Berat e në Korçë ku do të gjenim drejtimin e konferencës, duke mos marrë parasysh se largimi nga terreni në atë kohë rreaksioni dhe sidomos pa qenë të sigurt për daten dhe vendin e konferencës, do të kishim nji humbje të madhe politike dhe organizative, në nji udhëtim të kotë që do të bënime po të mos qemë takuar me Saliun dhe Muzhikun.
Gabimi më i math gjatë punës time politike, i cili ka rënduar vazhdimisht gjat kësaj kohe në ndërgjegjen time dhe që edhe tashi kur e them ose e shkruaje mundohem ta kaloj me nji fjale “Gabim i math” pse me vret ndërgjegjen të spjegoj me gjate.
III) për Pushkatimin e Ramizese. Njohja dhe çmimi që kishja për të si shoqe shumë e mirë dhe si gruaja e nji shoku të mirë dhe lehtësimet që ju kishja bërë, kur ata kanë pasur nevojën time, kur pashë që ajo ngatërrohesh me nji tjetër, ma humpën durimin dhe gjykimin si Komunist, për të marrë masat e para dhe e dyta të mos inziztoj me këmbëngulje në gjyq për evitimin e dënimit me vdekje, dhe propozimin që bëra për ta derguar K.Q.P. nuk e bëra pse ndienja pafajsin e shoqes, por më tepër për të mos marrë nji përgjegjsi për sipër, nga kjo bazë e kalbur niset propozimi tim para gjyqit.
Kem qenë i bindur për dënimin deri sa me është skjaruar kjo punë nga shoket e Q.P. Tash e kuptoj se kjo përgjegjsi rëndon veçanërisht mbi mua. Ndiej dy gjëra në ndërgjegjen time: Humbjen e nji shoqe të mire dhe që unë e donja me shumë se çdo shoqe tjetër, marrja time pjesë në denimin e saj.
Me e keqja është se as njeren nga këto gjëra nuk e kam konstatuar vete, por vetëm atëhere kur më është hequr vërejtja nga Partija, ose kur më është skjaruar mirë mirë puna. Kjo tregon mos pjekurinë time dhe mungesen e nji zhvillimi, pse që të bejsh gabime dhe ti pranojsh këto kur të vihen në dukje, është nji mungese mjaft e madhe sidomos për gjera që nuk kthehen më si ajo jeta e nji njeriu.
Me gjith se i vjetër në punën Komuniste, zhvillimi tim ka qenë shumë i kufizuar, çdo përgjegjsi që më është dhënë nga Partija më ka bërë të mendohem për nji moment, duke e ndier vehten jo të aftë për ta kryer, duke e ndier vehten inferior, por besimi që kam pasur në Partinë më ka bërë të kem kurajo, dhe kam punuar mbrenda atyre mundesive të mija të ngushta. Gjithë këto gabime (për hesapin tim shumë të rënda) më bëjnë që ti vë punës kujdesin më të math dhe të mos bie më në të tilla gafe, vetëm nji gjë e ndiej shume të nevojshme që të kem ndihmen e Q.R. dhe atë të Partis e për të shkuar më mirë në punë.
Ja vë në dijeni Q.R. këto gabime që të kenë kujdes për punën time tash e tutje. Jap fjalën se jo vetëm nuk do të përsëriten gjëra të tilla, por shpresoj se kjo eksperiencë e hidhur do të jetë një mësim për mua.
Të fala shoqërore
Xhaka
V.F.L.P.
15 Prill 1944
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)